• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR: Provë për demokracinë dhe rrugën drejt BE

18:01 : 14/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë, OSBE/ODIHR ka nxjerrë sot raportin e parë të ndërmjetëm lidhur me ecurinë e zhvillimit të fushatës elektorale në Shqipëri deri në këto momente.

Duke i cilësuar zgjedhjest si vendimtare për progresin demokratik dhe rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, OSBE/ODHIR specifikon se gara elektorale po zhvillohet në një atmosferë paqëndrueshmërie politike dhe mosbesimi të thellë mes partive kryesore politike në vend.

“KQZ-ja e sapoformuar ka rregulluar aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor që tashmë janë në proces e sipër dhe ka përballuar një ngarkesë ndjeshëm më të madhe pune brenda një afati të shkurtër kohe,” thuhet në raport.

Raporti i OSBE

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në kuadrin e një marrëveshjeje politike të arritur në qershor të vitit 2020, e cila u pasua me reformën zgjedhore. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve shihet gjerësisht si një provë për progresin demokratik të Shqipërisë në bisedimet për aderimin e vendit
në Bashkimin Evropian. Megjithëse zgjedhjet e ardhshme ofrojnë një gamë gjithëpërfshirëse kandidatësh, nga të cilët votuesit mund të zgjedhin kandidatin që preferojnë, këto zgjedhje po zhvillohen në një atmosferë paqëndrueshmërie politike dhe mosbesimi të thellë mes partive kryesore politike.

Lexo edhe:

UNICEF: Shpopullimi dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve

140 anëtarët e Kuvendit zgjidhen për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të përfaqësimit proporcional rajonal të modifikuar së fundmi, ku zgjedhësit mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar në të 12 qarqet nga listat shumë-emërore të kandidatëve. Për t’u kualifikuar për marrjen e një mandati në parlament, kandidatët në këto zgjedhje duhet të kalojnë pragun prej një përqind në shkallë vendi.

Kuadri ligjor është ndryshuar ndjeshëm në vitin 2020, në vijim të një marrëveshje politike të mëparshme. Ajo çka është e rëndësishme është që këto ndryshime kanë prekur, ndër të tjera, edhe strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë futur identifikimin elektronik të zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve dhe kanë parashikuar edhe disa garanci rregullatore shtesë kundër shpërdorimit të burimeve publike. Ndryshimet kanë prekur, gjithashtu, edhe fushën e financimit publik dhe privat të fushatës, mbikëqyrjen e mbulimit mediatik të fushatës, si dhe mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore. Në tetor, Kodi Zgjedhor iu nënshtrua një rishikimi të mëtejshëm dhe u bë objekt kritikash për mungesën e konsultimeve dhe për miratimin e tij të nxituar.

Tashmë po zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet. KQZ-ja e sapoformuar ka rregulluar aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor që tashmë janë në proces e sipër dhe ka përballuar një ngarkesë ndjeshëm më të madhe pune brenda një afati të shkurtër kohe. Disa bashkëbisedues të Misionit të Kufizuar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MKVZ) të ODIHR-it kanë shprehur shqetësime për kohën e kufizuar të përgatitjes para ditës së zgjedhjeve. KQZ-ja ka ngritur 92 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të cilat do të duhet të ngrenë rreth 5,200 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV). Votimi dhe numërimi elektronik i votave do të pilotohen në një pjesë të qarkut të Tiranës. Pritet ende të nisë një program mbarëkombëtar i edukimit të zgjedhësve për adresimin e mundësisë së re të votimit preferencial, si dhe për sistemin e sapofutur në përdorim për regjistrimin elektronik të zgjedhësve.

Për herë të parë, në të gjitha qendrat e votimit, do të futet një sistem elektronik i regjistrimit të votuesve në ditën e zgjedhjeve. Shumica e bashkëbiseduesve të MKVZ-së së ODIHR-it kanë shprehur vlerësime për këtë sistem, të cilin ata e perceptojnë si një masë për minimizimin e rrezikut të votimit të dyfishtë apo të falsifikimit të identitetit të zgjedhësit. Deri më 15 mars, lista e zgjedhësve përbëhej nga rreth 3.5 milion zgjedhës, duke përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit.

Në këto zgjedhje mund të garojnë kandidatë të emëruar nga parti politike, koalicione partish ose kandidatë të pavarur që emërohen nga grupe zgjedhësish. Krerët e partive mund të garojnë në deri katër qarqe, ndërsa të gjithë kandidatët e tjerë mund të garojnë vetëm në një qark. KQZ-ja
ka regjistruar gjithsej dymbëdhjetë lista garuese në të gjithë vendin dhe pesë kandidatë të pavarur që garojnë në pesë qarqe.

Dy partitë e mëdha e nisën fushatën më 25 mars. Fushata u hap në kushtet e kufizimeve të vendosura si rrjedhojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, të cilat përfshijnë edhe kufizimin e grumbullimeve dhe ruajtjen e distancës personale. Partitë kryesore synojnë ta organizojnë fushatën përmes kontakteve derë-më-derë, si përmes qasjes tradicionale, ashtu edhe asaj të mediave sociale. Në fillimet e saj, kjo fushatë u karakterizua nga një ton jo i moderuar dhe nga akuza për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar. KQZ-ja u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore të tregojnë vetëpërmbajtje, të ruajnë qetësinë dhe të mos përdorin gjuhë të ashpër gjatë fushatës.

Mjedisi mediatik në Shqipëri është i larmishëm dhe me një numër të madh organesh mediatike, por perceptohet gjerësisht si i rreshtuar politikisht. Ka rregulla të hollësishme për mbulimin mediatik të fushatës që parashikojnë kohë televizive falas në Radio Televizionin Publik dhe reklama politike me pagesë në mediat private për të gjitha subjektet zgjedhore. Legjislacioni ende e lejon përdorimin e përmbajtjeve mediatike të prodhuara nga vetë partitë në programet e lajmeve, me kushtin që ato të identifikohen qartësisht si të tilla.

Sa i përket financimit të fushatës, ligji përcakton disa limite për dhurimet dhe shpenzimet. KQZja mbikëqyr respektimin e rregullave për financimin e fushatës dhe është e autorizuar të vendosë sanksione. Përveç kësaj, KQZ-ja është gjithashtu e autorizuar të monitorojë të gjitha aktivitetet e kryera nga institucionet publike për të parë nëse ka shpërdorim të burimeve publike. Ligji nuk parashikon ndonjë detyrim për bërjen publike të burimit dhe shumës së fondeve të mbledhura. Përveç kësaj, partive politike as nuk u kërkohet të bëjnë raportime të ndërmjetme gjatë fushatës. Ligji gjithashtu parashikon fonde publike për partitë, por jo për kandidatët e pavarur.

Sipas ligjit, vetëm partitë politike dhe kandidatët e pavarur, të cilëve u janë prekur të drejtat, kanë të drejtë të paraqesin ankesa kundër organeve të administrimit të zgjedhjeve. Deri më 5 prill, në KQZ janë paraqitur dhjetë ankesa që kanë të bëjnë kryesisht me regjistrimin e kandidatëve, shpërdorimin e burimeve të administratës publike dhe me konfigurimin e fletës së votimit. Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka gjykuar tre ankimime ndaj vendimeve të KQZ-së, nga të cilat dy i përkisnin regjistrimit të kandidatëve, kurse tjetri konfigurimit të fletës së votimit.

Ligji parashikon vëzhgimin e zgjedhjeve nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. Në vëzhgimin e zgjedhjeve mund të marrin gjithashtu pjesë përfaqësuesit e partive dhe të kandidatëve të pavarur. Deri më 3 prill, KQZ-ja ka regjistruar tetë grupe vëzhguesish vendorë.

Etiketa: osberaportiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

UNICEF: Shpopullimi dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

17:37 : 19/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve

12:05 : 09/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rreth 8% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00

12:54 : 07/06/2026
AKTUALITET

Bardhi për raportin e IBAR: Konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun dhe korrupsionin

20:44 : 21/05/2026
AKTUALITET

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

14:29 : 18/05/2026
RAJONI

KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

16:52 : 29/04/2026
Para

I ngriti kurthin komandantes me ndihmën e shqiptarit, arrestohet polici (Emrat)

TË GJITHA

Deputetët në seancë plenare, protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

11:31 : 30/06/2026

Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

11:12 : 30/06/2026

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

10:59 : 30/06/2026

Rëndësia e inteligjencës së brendshme në ruajtjen e Rendit Publik dhe Sigurisë Kombëtare!

10:51 : 30/06/2026

“Korriku nis me ulje të temperaturave”, meteorologia tregon kur vjen vala tjetër e të nxehtit

10:48 : 30/06/2026

Spiropali ‘kunj’ Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:37 : 30/06/2026

Deputetët në seancë plenare, protestuesit para godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

10:29 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbet