• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa numra banesash, emra familjesh! Erion Veliaj, 9 mln euro për riforcimin e pallateve nga tërmeti

13:04 : 11/04/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pandemia dhe tërmeti po përdoren rëndom nga mazhoranca për zgjedhjet e 25 prillit. Duke pasur në dorë gjithçka, Edi Rama po synon që paratë publike t’i përdorë në çdo formë për mandatin e tretë. Nuk mbetet pas edhe Lali Eri, ose siç e thërrasin në PS “shefi i vogël”, pas ambicieve të hapura për të marrë drejtimin e selisë rozë. Megjithëse KQZ i ka ndaluar për të bërë inaugurime të banesave të të prekurve nga tërmeti, Veliaj po punon “nën rrogoz”. Ai ka urdhëruar bërjen e një super tenderi, me vlerë rreth 9 milionë euro. Por, ajo që bie në sy në këtë prokurim është se në dokumente s’ka adresa të pallateve, banesave që do të restaurohen, as emra të familjeve e të dhëna të tjera.

Veliaj po përdor këtë skemë vetëm për fushatën dhe zgjedhjen. Duke shmangur pakënaqësitë e familjeve që do preken, ai po justifikohet vetëm me faktin se ka hapur tenderin. Dhe, në këtë mënyrë u premton vetëm verbalisht familjeve se banesat/pallatet do të restaurohen. Por, se cila banesë/pallat, kush familje apo të dhëna të tjera, këto janë vetëm në zyrat e Bashkisë së Tiranës, e cila këto ditë është kthyer në shtabin elektoral të PS-së. Punonjësit shtetërorë po punojnë për llogari të PS; votën në këmbim të emrit në listën e pallateve/banesave që do restaurohen. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me objekt “riforcim i njësive të banimit në ndërtesa (pallat)”. Fondi për këtë tender, ose vlera e përafërt është 827.723.127 lekë pa TVSH. Me TVSH, rreth 9 milionë euro. Dhe shikojeni pak kohëzgjatjen e kontratës; jo më shumë se 4 vjet! Tenderi do të bëhet në datën 19 prill, vetëm 6 ditë para zgjedhjeve, çka duket qartë se po përdoret rëndom për vota elektorale.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Duke hulumtuar dokumentet, ajo që bie në sy është se s’ka asnjë informacion shtesë se çfarë do bëhet. “Bashkia Tiranë është caktuar si njësi zbatuese për ‘programin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti’. Në funksion të këtij programi, bashkia kërkon angazhimin e kompanive të kualifikuara dhe të afta për riforcimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonat e prekura nga termeti dhe shpall këteë procedurë prokurimi për marrëveshje kuadër” thuhet në këto dokumente.

Pra, po përdor aktin normativ dhe fatkeqësinë natyrore për të vepruar për llogari të partisë. Në lidhje me mungesën e informacioneve, bashkia thotë se gjatë fazës së dytë të minikonkurimit, nëpërmjet ftesës për ofertë, do të vendoset në dispozicion të operatorëve ekonomik për secilin objekt prokurimi, projektin, preventivin madje edhe kohëzgjatjen si dhe specifikimet teknike. Informacione ka vetëm se pallatet që do të riforcohen do të jenë në Njësitë Administrative 2, 3, 4, 5, 7, 8, 9, 13, 14 dhe Njësia Dajt. Pra, banorë, bëhuni gati se do t’ju kërkojnë votën për ta futur pallatin tuaj në listë!

Etiketa: milionapallateVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
Para

Vesi del me shpirtin, PS i jep “hipotekë” kanabisit

TË GJITHA

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan

11:26 : 14/11/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Babai i Ervin Matës: Tritoli shpërtheu në hotelin tim, nuk di kush e vendosi

11:23 : 14/11/2025

“Sterilizimi”/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri të ish-zëvendësit të Beqajt

11:23 : 14/11/2025

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

11:14 : 14/11/2025

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

10:48 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com