Maliqi: Nuk ka ‘tërmet’ dhe hajdut që i ndal qytetarët në 25 prill

Kandidati i LSI, Lefter Maliqi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin lidhur me telefonatën ku flitej për ‘tërmet’ votash.

Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi shkruan se ndërkohë që Rama dhe Gjiknuri vijojnë të vjedhin votat hapur, opozita e bashkuar dhe qytetarët po punojnë për t’i ndëshkuar në 25 prill.

Postimi i Maliqit:

Ndërsa Kryerilindasi vazhdon porosit Gjiknurin të bëjë tërmet më 25 Prill, pra të vjedhë vota hapur fare, ne takojmë qytetarë të ndershëm që votën ia japin ndryshimit të madh. Pranë nesh afrohen qytetarët pa asnjë lloj interesi, sepse më 25 Prill do votojnë për veten dhe familjen e tyre. Berati është veshur i gjithi me uniformën e Opozitës së Bashkuar dhe më 25 Prill do të luajë vetëm për të fituar, dhe kupa i takon vetëm atij, sepse ne do punojmë për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për qeveritarët dhe oligarkët. Të bashkuar për një qëllim, me 3 mandate e nisim me LSI-në!