Talebanët kërcënojnë Biden: Po nuk u larguat për një muaj nga vendi jonë ne do t’iu…

Talebanët kanë kërcënuar me kthim të armiqësive ndaj trupave të huaja në Afganistan, nëse ato nuk largohen deri më 1 maj të këtij viti, siç është paraparë në një marrëveshje të nënshkruar në mes të grupit militant dhe Shteteve të Bashkuara më 2020.

Dështimi për zbatim të afatit të fundit mund të shihet si shkelje e marrëveshjes së nënshkruar në Katar, në shkurt të vitit të kaluar.

Ky paralajmërim vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do jetë e vështirë që të zbatohet marrëveshja për largim të 2,500 trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj.

Sulmet e talibanëve ndaj trupave të huaja në Afganistan janë ulur dukshëm, prej arritjes së marrëveshjes në Doha, mirëpo sulmet kanë vazhduar kundër forcave afgane të sigurisë dhe personelit qeveritar.

Sipas marrëveshjes, të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri më 1 maj, në këmbim të garancive për siguri nga grupi militant, i cili po ashtu është zotuar për të këputur lidhjet me Al-Kaidën dhe refuzim të strehimit të terroristëve të huaj.

LEXO EDHE  Tragjedi në det, digjet transportuesja gjigante e kimikateve

Talibanët janë zotuar edhe për negociim të armëpushimit dhe ndarjes së pushtetit me Kabulin, mirëpo bisedimet e brendshme afgane, që kanë nisur në shtator të vitit 2020 në Katar, tani janë bllokuar.

Misioni i NATO-s, i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, ka rreth 9,600 trupa të angazhuar në vendin e shkatërruar nga lufta.

Talibanët kanë thënë më 26 mars se janë të përkushtuar ndaj marrëveshjes, e cila parasheh dhënien fund të luftës më të gjatë amerikane.

Përgjegjësia për zgjatjen e konfliktit “do të jetë në krahët e atyre që kanë kryer shkeljen”, është thënë në deklaratë.

Në konferencën e para para gazetarëve, prej kur ka marrë pozitën e presidentit, Biden ka thënë se nuk synon të mbajë trupat amerikane në Afganistan “për kohë të gjatë”.

“Ne do të largohemi, pyetja është kur do të largohemi”, ka thënë mes tjerash ai./rel