‘Morr i kuq’/ Gent Muça tregon sms-në që i dërgoi Ilir Dajës kur u bë trajner i partizanit

Në këtë puntatë të “Jashtë Loje” ishte i ftuar ish kapiteni i KF Tirana, një nga figurat më të dashura për publikun të kësaj skuadre, Gentjan Muça.

Sidorela e pyeti lidhur me një nga gjërat që gjithmonë kap vëmendjen e publikut, cilët janë ata futbollist nga Partizani me të cilët Genti ruan marrëdhënie miqësore, e përgjigjja e tij ishte kjo:

“Po e filloj me trajnerin Daja, nuk kam luajtur me të, por kam marrëdhënie të mira. E kam mik shumë të mirë, madje edhe e kam uruar edhe kur u bë trajner. Unë e kam thënë haptazi që Partizani është nga pretendentët kryesor aq më tepër që u hap edhe merkatoja e që ka drejtues e trajner një si Daja. Gjithsesi për të qenë i sinqertë mesazhi që i kam dërguar, po të doni ju tregoj dhe mesazhin, i kam dërguar “Je morri i kuq i parë që po i uroj suksese” e përgjigjja e tij ishte miqësore, pasi siç të thashë kam marrëdhënie shumë të mira me Dajën. Do më bëhej padsiskutim qejfi të dilte kampion me Partizanin, siç mu bë qejfi me Korçën, por edhe sikurse kam vlerësuar punën e Partizanit kur ishte nën drejtimin e Skënder Gegës, por edhe siç e kam marrë për shembull që Tirana nuk duhet të bëj të njëjtat gabime që bëri Partizani.”

LEXO EDHE  Tifozët deklaratë kundër Superligës, nismës i bashkohen edhe TKZ