• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borati përzgjedh deputetët, ja për çfarë do të mbahet mend Çomo

19:58 : 04/03/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, SHENDETI

Nga Erion Dasho

Një nga ngjarjet e ditës sot ishte edhe emërimi i Zj. Çomo si deputete në parlamentin e ardhshëm. Nga entuziazmi me të cilin Borati e anonçoi këtë emërim dukej sikur me këtë katapultim të Çomos do të marrin fund jo vetëm hallet e COVID-it, por edhe ato të shëndetësisë shqiptare.

Por çfarë sjell Çomo në parlamentin e pas 25 prillit?

Përgjigja është e shkurtër dhe e thjeshtë: Asgjë!

Në profesionin e saj, Çomo do të mbahet mend si shefja e pavionit ku shqiptarët më shumë se për t’u shëruar, shkojnë për të humbur jetën. Dje kisha një status ku argumentoja se në pavionin e reanimacionit të Çomos vdekshmëria prej COVID-it luhatet midis 34% dhe 100%, një katastrofë që nuk e sheh as edhe në vendet afrikane.

Lexo edhe:

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

Në krye të spitalit më të rëndësishëm terciar, nga Çomo minimalisht do të pritej:

1. Lidership në politikë-bërje, ku në pozicionin e antares së komitetit të të ashtuquajturve “ekspertë” duhej të ishte një “Fauçi” shqiptar. Faktikisht, sikundër gjithë kolegët e vet në komitet, u bë një miratuese në heshtje e tekave dhe urdhërave të Boratit për të ngjizur një nga përgjigjet më të dështuara ndaj COVID-it në shkallë botërore.

2. Lideship organizativ ku të krijonte modelin e kujdesit për pacientët e prekur me COVID. Në këtë model duhej të përfshihej mjeku i familjes, spitali lokal e rajonal dhe vetëm më pas do t’i vinte radha spitalit të saj COVID. Faktikisht, Zj. Çomo pranoi të qëndronte në krye të një strukture të përçudnuar ku pacienti merrej nga shtëpia për t’u dërguar direkt në spitalin e saj duke shkaktuar jo pak vdekje të parandalueshme si pasojë e kongjestionit.

3. Lidership klinik, ku të udhëhiqte hartimin e protokolleve të trajtimit për çdo nivel të kujdesit shëndetësor. Faktikisht, edhe para pak ditësh më ka rënë në dorë një recetë e firmosur nga vetë Zj. Çomo ku pacientit i jepet një mjekim qartazi i gabuar. Çdo koment do të ishte i tepërt! Klinicistja që duhej të tërqihte pas vetes gjithë sistemin, ende nuk ka mësuar të trajtojë pacientët që i kërkojnë ndihmë direkt asaj vetë!

4. Lidership edukativ, ku si qendër universitare duhej të krijonte një kaskadë trajnuese që të niste nga mjekët e spitaleve rajonale, por të vazhduar në formë kapilare deri në kujdesin shëndetësor parësor (pra mjekët e familjes). Kjo nuk ndodhi dhe sot spitalet rajonalë janë futur në lojë në mënyrë kaotike duke ofruar një nivel kujdesi që sigurisht lë për të dëshiruar.

Duke emëruar Çomon si deputete dhe kandidate të ardhme për ministre të shëndetësisë, Borati në fakt është në përputhje të plotë me modelin e vet të udhëheqësisë: ministër i Boratit duhet të jetë një person i paaftë, mundësisht i dështuar në profesion, por kokëulur dhe i bindur deri në vdekje; një person që pranon të mendojë me mendjen e Boratit dhe të veprojë si një buratin i telekomanduar.

A kishte Borati alternativa ndaj Çomos?

Mjafton të shohim jo shumë larg Çomos, madje në krah të saj. Përgjatë gjithë epidemisë, ka spikatur një figurë e cila nga pothuajse e panjohur, u shndërrua në një prej personazheve më të dashur për qytetarët dhe ky ishte Prof. Tritan Kalo. Them i panjohur duke patur parasysh publikun e gjerë, pasi për kolegët e vet, Prof. Kalo ka qenë gjithmonë i kuotuar si ndër figurat më të vlerësuara të mjeksisë shqiptare.

Një laureat me diplomë ari i fakultetit të mjeksisë dhe mbajtës i të paktën dy diplomave të huaja, Kalo vlerësohet si një njohës jashtëzakonisht i aftë jo vetëm i “zanatit” të vet bazë, mjeksisë klinike, por edhe i politikave shëndetësore. Mbi të gjitha, gjatë gjithë pandemisë, Kalo ka treguar personalitet, dinjitet dhe vlera të pamohueshme intelektuale dhe njerëzore. Nuk është rastësi emërimi i Prof. Kalos si personazh i vitit në shumë anketa dhe qytetar nderi nga disa bashki të vendit.

I ndodhur midis Kalos dhe Çomos, Borati përzgjodhi pa asnjë mëdyshje Çomon, përzgjodhi mediokritetin para mençurisë, nënshtrimin para dinjitetit, konformizmin para rebelizmit. Duke përzgjedhur Zj. Çomo, Borati u tregoi paradhënie shqiptarët se cili do të kishte qenë modeli i një mandati të tretë qeverisës që fatmirësisht për shqiptarët nuk ka për të ardhur kurrë.

Borat!

Duke futur në parlament Zj. Çomo më tepër se shqiptarëve dhe vetes tënde, i ke bërë një nder jo të vogël vetë Çomos. Duke i dhënë asaj imunitetin parlamentar, ndoshta do të arrish të shmangësh hetimin e përgjegjësisë së Çomos për mjekimet e gabuara, vetëvrasjet me hedhje nga ballkonet e pavionit infektiv, fshehjen e numrit të vdekjeve, si edhe rolin e saj përcaktues në dështimin e përgjigjes shqiptare ndaj COVID-it.

Për të mos përmendur disa akuza monstruoze të cilat janë përmendur vazhdimisht nën zë, por që deri më sot kanë mbetur të paprovuara.

Borat!

Emërimi i Çomos në parlamentin e ardhshëm, më tepër se shpresë për shqiptarët dhe shëndetësinë është një larje borxhi midis bashkëfajtorëve!

Turp si për ty që e propozove dhe po aq turp për atë që e pranoi!

Etiketa: ComodashoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
Para

BE “rrëzon” portin 3D të Ramës, nga Dubai mbeti vetëm “darka e Nusretit”

TË GJITHA

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, SKEMA e trafikut drejt Europës

21:09 : 14/07/2026

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş