• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tarracat e gjelberta dyshimet ku shkuan 500 milion leket e tenderit te Veliajt

11:32 : 21/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një njoftim promocional i “Tirana Bank” për sponsorizimin e projektit “Tarracat e Gjelbra” të Erion Veliajt, ngre pikëpyetje të forta mbi destinancionin final të mbi 500 milionë lekë të vjetra me TVSH, të tenderuara nga Bashkia e Tiranës

Banka, njoftoi së fundmi se “inauguroi projektin më të fundit “Tarracat e Gjelbra”…në bashkëpunim të suksesshëm me Bashkinë e Tiranës, në një aktivitet ku ishin të pranishëm Drejtori i Përgjjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa dhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Projekti “Tarracat e Gjelbra” synonte mbulimin e pjesës së sipërmve të stacionëve të autobusëve urbanë me bimësi.

Por, njoftimi i “Tirana Bank” zbulon, ndoshta pa dashje, një situatë që mund të përbëjë skandal financiar për bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj.

Projekti “Tarracat e Gjelbra” ishte pjesë e një tenderi me vlerë rreth 460 milionë lekë të vjetra pa TVSH, i shpallur në Qershor 2020, me objekt “Rikonstruksion i lulishteve dhe mikrohapësirave të gjelbra me shatërvane në blloqe banimi”.

Lexo edhe:

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Sipas dokumentave zyrtare, ky tender financohej nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për këtë tender, ku përmendej fakti se Bashkia e Tiranës, pasi betonizoi pjesën më të madhe të qytetit, vendosi të lulëzojë tarracat e këndeve plastike në stacionet e autobusëve urbanë.

Tenderi është mbyllur në Gusht 2020 dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Alentre” dhe “Shansi Invest”, të cilët kanë paraqitur një ofertë me vlerë shumë të afërt me fondin limit, rreth 455 milionë lekë të vjetra pa TVSH ose 540 milionë lekë të vjetra bashkë me TVSH.

Ku përfunduan paratë e tenderit?

Pra, Bashkia Tiranë ka realizuar tenderin, ka shpallur fituesit të cilët do të realizonin, ndër të tjera edhe “Tarracat e Gjelbra”.

Por, “Tarracat e Gjelbra” në stacionet e autobusëve janë kryer me sponsorizimin, pra me fondet, e “Tirana Bank”.

Atëherë, pikëpyetja kryesore është se ku përfunduan fondet që Erion Veliaj dhe stafi i tij ia kanë kontraktuar bashkimit të operatorëve “Alentre & Shansi Invest”.

Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të përfshijë aludime të shumta, ndërkohë që nga Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë njoftim që fondi i prokuroruar për “Tarracat e Gjelbra” të jetë rikthyer sërish në llogaritë e saj.

Dokumentat e tenderit dhe fotot e njoftimit promocional të “Tirana Bank” dëshmojnë se projekti i sponsorizuar nga Samir Mane është i njëjti me atë që Veliaj ka shpallur tender.

Faktet flasin vetë.

Në dokumentat e tenderit të Bashkisë së Tiranës, gjenden fotot më poshtë, ku dallohet qartë se institucioni parashikonte shpenzimin e parave publike për vendosjen e bimësisë mbi kabinat e stacioneve të autobusëve urbanë.

Në foto: Projekti i Bashkisë së Tiranës për “Tarracat e Gjelbra” (marrë nga dokumentat e tenderit)

Ndërkohë, “Tirana Bank”, njoftimin e saj për sponsorizimin e projektit “Tarracat e Gjelbra”, e shoqëron me foto nga aktiviteti i inagurimit, ku dallohet qartësisht se biznesi i Samir Manes ka shpenzuar nga paratë e tij për vendosjen e bimëve mbi kabinat e stacionëve të autobusëve.

Në foto: Përfaqësuesi i “Tirana Bank”, në inagurimin e “Tarracave të Gjelbra” (marrë nga faqja zyrtare e bankës)

Ka një detaj “interesant” në të gjithë këtë histori.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, tashmë nuk gjendet më asnjë gjurmë për këtë tender, të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, një strukturë në varësi të Erion Veliajt.

Të gjithë të dhënat mund të sigurohen vetëm pas hulumtimit të Buletinëve të Prokurimit Publik, të cilët, fatmirësisht, janë të aksesueshëm dhe të patjetërsueshëm.

 

Etiketa: manetenderVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025
AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

09:52 : 25/06/2025
Para

Përballet me vetting, gjyqtarja Maria Qirjazi me burime të pamjaftueshme për shtimin e pasurisë

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com