• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me babain në varr dhe nën kërcënimin e Qeverisë me burg!

15:22 : 18/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mes dhimbjes për humbjen e babait Rifat Laho nga Covid-19, dy motrat denocuan se mjekë të Spitalit Infektiv nuk i kishin dhënë shërbimin e duhur. Por ndërsa lotët e tyre ende nuk janë tharë, u vjen një mandat në derë: “akuzoheni për përhapje të informacioneve të rreme”!

Të tronditura për humbjen e babait ata akuzuan se e sollën me jetë dhe jo në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas pak orësh morën lajmin se vdiq nga komplikacionet. Sipas dëshmisë së tyre, stafi mjëkësor në Spitalin Infektiv nuk kishte dhënë shërbimin e duhur, duke iu referuar bisedave që kishin pasur më parë me të atin, ndërsa ishte ende në jetë.

Por kjo dëshmi solli një tollovi të madhe me shumë qytetarë që nisën ankesat në seri për mungesë shërbimi në spitalet Covid. Vetë Rama e përmendi këtë rast, duke e mohuar se në spitale nuk jepej shërbimi i duhur dhe kaq mjaftoi që policia të hapte një procedim penal, duke u yshtur pikërisht nga kreu i qeverisë. Rezultati nuk mungoi…

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Në fakt akuza është e ngjashme me atë të nenit 55 të kohës së diktaturës për “agjitacion dhe propagandë kundër shtetit”. Sot i madh e e vogël, kushdo që ka kapërcyer pragun e spitaleve ankohet për neglizhencë, mungesë trajtimi në mënyrën e duhur, ryshfetin dhe abuzimet që nisin nga drejtuesit e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe deri tek drejtorët e spitaleve të emëruar me ferman qeverie.

Pas akuzave të dy vajzave pati edhe akuza nga vetë mjekët, duke drejtuar gishtin tek drejtuesit e spitalit infektiv. Por për të nuk nisi masë, nuk u akuzuan. Çfarë hetimesh ka kryer kjo polici dhe prokurori për vdekjet e pesë pacientëve që u hodhën nga ballkonët e spitaleve Covid dhe humbën jetën? Kush drejtues ka mbajtur përgjegjësi për akuzat me fakte për mitmarrje ndaj familjarëve të pacientëve? Ata nuk preken, sepse edhe nën unformën e bluzës së bardhë kanë mbrojtur pushtetin duke e konsideruar si sukses përballimin e pandemisë.

Edhe nëse ato dy vajza dhanë një deklaratë në kushtet e tronditjes për shkak të dhimbjes, “kapuçonët e zinj” (një pjesë e të cilëve janë vetëofruar si policia e pushtetit), sot po tmerrojnë edhe më shumë vajzat që kanë vetëm tre ditë që varrosën njerin e shtrenjtë, atë që i solli në jetë dhe i rriti. I akuzojnë se “përhapën informacion të rremë”! Nuk po i lenë as të qajnë, pasi dhimbje pas dhimbje u shtohet kur do të duhet të përballen me drejtësinë. Pikërisht kjo e fundit, me mantelin e zi mbi supe, me dashjen e saj, apo nën trysni dhe joshje, janë futur në “xhepin e vogël” të pelerinës së zezë të kreut të qeverisë.

Hetimet selektive dhe mbi të gjitha heshtja dhe mbyllja e çështjeve të korrupsionit madhor në sistemin shëndetësor që nis nga tenderat e dyshimtë dhe deri tek konçesionet kancerogjene që thithin lubishëm orë e çast paranë publike, policia dhe prokuroria nuk heton, por mbron. Ligjin dhe akuzat ia përlasin në fytyrë vajzave të një viktime që u bënë edhe objekt i fjalëve të kryeministrit. Kujdes! Qani në heshtje dhe mos flisni, sepse pas hapjes së varrit, pushteti të hap edhe dosje penale!

Etiketa: Burgkercenimimotrat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
Para

Manjani: Pse personat me Covid refuzojnë masivisht trajtimin spitalor

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com