• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dënohet me 9 vite burg Mondi Kolila, fyeu simbolet kombëtare të Shqipërisë

12:45 : 18/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Është dënuar me 8.6 vite burg në mungesë kreu i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit, Mondi Kolila, për shkak se ka fyer simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Ai akuzohet për trazirat që kanë ndodhur në jug të vendit në datën 12 Maj të 2018 në fshatin Bularat, nga ku pas shpalljes në kërkim nga Policia Kolila u largua drejt Greqisë.

Hetimet për Kolilën kishin nisur që prej vitit 2018 nga prokuroria e Gjirokastrës, ndërkohë që vendimi për shpalljen e tij fajtor në mungesë është dhënë nga ana gjykatës së shkallës së parë në Gjirokastër.

Ky është dënimi i parë që jepet në Shqipëri për fyerjen e simboleve kombëtare. Kolila është akuzuar po ashtu për tubim të paligjshëm si dhe për shpërndarjen e shkrimeve antikushtetuese.

Veprat penale për të cilat është gjetur fatjor Kolila janë “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.

Lexo edhe:

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

Vendimi i plotë i Gjykatës:

Me datë 12.05.2018 rreth orës 17.30 në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, rrethi Gjirokastër në afërsi të shkollës së mesme të këtij fshati është mbajtur një tubim për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914, nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjestar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur organizatori këtij tubimi, shtetasi Mondi Kolila kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim janë mbajtur fjalime në lidhje me të ashtëquajturën çeshtje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çeshtje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë.

Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Për zhvillimin e këtij tubimi nuk është njoftuar policia vendore. Ky tubim është pasqyruar si lajm, nga disa media dhe gazeta online të përditshme shqiptare.

Nga Drejtoria e Antiterrorit është referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, material procedurial në lidhje me këtë ngjarje. Nisur nga ky material Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.509, vitit 2018 në ngarkim të shtetasit Mondi Niko Kolila i datëlindjes 07/04/1963 lindur e banues ne Himare me gjendje civile i martuar me shtetësi Shqiptare, kombësi Greke, për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestimeve te paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal. Hetimi në lidhje me këtë procedim penal është kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Antiterrorit Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Nga gjykimi i kryer në lidhje me këtë ngjarje nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, është provuar fakti penal në ngarkim të të pandehurit Mondi Niko Kolila si organizator i këtij tubimi dhe me datë 11.02.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka shpallur fajtor dhe ka vendosur dënimin e tij me 8 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal. /Faxnews/

Etiketa: denimiMond Koliavendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

21:53 : 13/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

20:31 : 24/08/2025
Para

Rekordi i "Nikut të Ndrag'hetës", tender 1.5 miliardë lekë pa garë për 47 ditë nga QSUT

TË GJITHA

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025

“Zbresim në bazë”, Këlliçi përjashton bojkotin e Kuvendit, zbulon detaje nga aksioni opozitar

19:39 : 31/10/2025

Balluku nën hetim/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com