Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një apel partive politike që të respektojnë ligjin për dekriminalizimin. Meta gjithashtu i ka drejtuar një mesazh edhe qytetarëve që të distancohen nga kandidatë që nuk përfaqësojnë interesat e tyre.
Nga qyteti i Korçës, Meta u shpreh se përderisa Kuvendi miratoi ligjin e dekriminalizimit, atëherë kemi pasur probleme me përfshirjen në politikë të personave me precedentë.
“U kërkoj partive të respektojnë këtë ligj dhe të kandidojnë njerëz me integritet. 25 prilli është një referendum”, tha Meta.
Referuar akuzave të Fatos Nanos në drejtim të tij, Presidenti u shpreh se të merresh me kumar dhe të mbash biblën në dorë janë dy gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën.