• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Programi i PD, ja çfarë parashikon për biznesin/ Taksat që do të paguhen

12:51 : 28/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Partia Demokratike prezantoi sot detaje nga programi i saj, pjesa ekonomike, duke u zotuar se do të nxjerrë vendin nga gropa e zezë ku e futi Qeveria Rama përgjatë 8 viteve.

Florian Mima, ish-deputet i PD, duke prezantuar pikat nga plani ekonomik tha se thjeshtimi i bazës ligjore duke e bëre atë të qartë, të thjeshtë e të kuptueshme nga cilido tatimpagues, mbetet prioritet i Qeverisë Basha.

“Në 8 vite kemi me qindra amendime, ndryshime, korrigjime etj, që vetëm kanë kontribuar në shtimin e paqartësisë dhe në konfuzionin e përgjithshëm që ekziston në rregullat e të bërit biznes. PD zotohet që kuadri ligjor i miratuar qe ne fillim te mandatit do te ngelet ne fuqi per gjate gjithe kohezgjatjes se mandatit duke rikthyer parashikueshmërinë dhe duke ndihmur në marrjen e vendimeve të duhura nga ana e tatimpaguesve, por edhe e investitorëve të huaj të cilët me tjetër kuadër ligjor bëjne studimet për të ardhur e investuar në Shqipëri dhe me tjetër kuadër ndeshen kur vijnë këtu”, tha Mima.

Sipas tij, do të realizohet ulja e shkallëve tatimore duke lëne gjithnjë e më shumë fonde në duart e tatimpaguesve, të provuar tashmë si menaxhere më të mirë se burokratët publikë.

Programi i PD parashikon shfuqëzimin e shumicës së taksave vendore e kombëtare dhe konsolidimin e një liste të shkurtër të aplikueshme sipas praktikës më të mire botërore.

Lexo edhe:

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Mima tha se ku është e mundur, do të synohet bashkimi i dy a me shumë tatimeve e taksave në një të vetme për të ulur kostot e përmbushjes vullnetare nga tatimpaguesit.

Sipas programit të PD-së, pushteti vendor do të vjelë tatimet dhe taksat e mëposhtme:

•Tatimi i Biznesit të Vogël, Tatimi mbi Pasurinë, Rentën e Republikës. Pushteti Vendor nuk do të ketë të drejtën e prezantimit të taksave të përkohshme a për një qëllim të caktuar. Ai do te ketë të drejtë të kërkojë aplikimin e tarifave për shërbimet që ofron, pasi të ketë kostuar më parë të gjitha kostot që kryhen për ofrimin e shërbimit.

Ndërsa pushteti qëndror do të vjelë tatimet dhe taksat e mëposhtme:
•Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; Tatimi mbi të ardhurat do të përfshijë taksimin e të ardhurave të individit dhe të organizatave biznesore me një shkallë tatimore prej 9%; Akcizat, do të jenë të aplikueshme vetëm për nënproduktet e naftës, alkoolit dhe duhaneve në shkallë tatimore që shkojnë në linjë me praktikën më të mirë evropiane; Kontributi i sigurimit pensional do të jetë në masën 9% të të ardhurave nga paga për punëmarrësin dhe 9% për punëdhëneësin.
PD do të punojë fort që ditën e parë në pushtet për të vendosur tatimpaguesin shqiptar në piedestal të sistemit dhe kthimin e inspektorëve dhe trupave të tjera që merren me administrimin e të hyrave publike, në shërbëtorë, në ndihmës, në mbështetës të tatimpaguesit shqiptar. Pas 30 vitesh të një historiku me ulje e ngritje, tatimpaguesi shqiptar meriton mirënjohje, respekt dhe trajtim me dinjitet për tërë kontributin me miliarda euro për ta bere Shqiperinë një vend më të mirë e më të begatë. PD është e zotuar për ta bërë këtë.

Mima tha se i gjithë sistemi i gjobave e ndëshkimeve do të rishikohet duke e thjeshtësuar e lehtësuar atë duke ndjekur me fanatizëm parimin e ndëshkimit proporcional dhe shkurajimin e tatimpaguesve që me vullnet vendosin të fusin dorën në arkën e popullit.

Programi i PD parashikon që i gjithë sistemi i lëshimit të kuponëve, faturave, librave e regjistrimeve kontabël, deklaratat, formularet etj, do të thjeshtohen me të vetmin synim: reduktimin e kostove burokratike të përmbushjes vullnetare, uljen e kohës së përgatitjes së secilit dokument dhe çlirimin e vëmendjes së tatimpaguesit nga mbajtja e librave e regjistrimeve pa vlerë, në arritjen dhe realizimin e sa më shumë fitimi.

“Kasat fiskale do të përdoren vetëm për qëllimin e mirëmenaxhimit të biznesit dhe vetëm neëse lind nevoja, shteti të konsultohet me të dhënat e ruajtura në memorien e kasës. Të gjitha transferimet periodike të të dhënave, shpesh të panevojshme dhe që pengojnë biznesin, drejt databazave të shtetit do të marrin fund. Vetëdeklarata do të jetë i vetmi dokument digital sintetik me anë te të cilit biznesi do të komunikojë nën betim me entet publike.

Të gjitha ligjet tatimore dhe aktet respektive nënligjore do të përmblidhen në një Kod Tatimor dhe Dispozita Zbatuese, të ngjashëm me Kodin Doganor. Të dy këto kode, ne një fazë të dytë do të përmblidhen në Kodin e të Hyrave Publike të Shqipërisë. Gjithçka do të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi me opozitën për t’i dhënë besueshmeri dhe qëndrueshmëri sistemit tatimor shqiptar dhe për të shmangur futjet e duarve të politikës.

Në bashkëpunim me organizatat e tatimpaguesve do të reformohet thelbësisht sistemi ankimor duke ngritur Tribunalin Tatimor, një trupë paragjyqësore, e cila do të bashkëkryesohet edhe nga përfaqesues që vijnë nga radhët e tatimpaguesve shqiptarë. Po ashtu të gjithë trupat konsultative qeveritaro-biznesorë, do të bashkëkryesohen nga përfaqësues që vijnë nga radhët e biznesit”, tha Mima.

Etiketa: biznesePDtaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

18:20 : 04/09/2025
AKTUALITET

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

22:27 : 03/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025
AKTUALITET

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025
Para

E telefonuan në 8 të mëngjesit e s'e lanë të futej në stadium për lamtumirën/ Detaje nga shkarkimi i Lampard

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025

Autobusi përfundon në kanal, shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg

21:02 : 05/09/2025

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

20:57 : 05/09/2025

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com