Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush është viktima 23-vjeçare dhe shoqja e saj e plagosur (EMRAT+VIDEO)

Një aksident i rëndë u shënua këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës. Viktimë ka mbetur Anxhela Çapo, 23 vjeç.

Ndërsa mësohet se shoqja e saj, Silvana Muho, ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 23-vjeçarja Çapo, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me trafikndarësen, e më pas duke përfunduar në kanal.

LEXO EDHE  "Bujqësia pa mbështetje", Shehu në Memaliaj: PD, financim direkt për prodhimin vendas

Përplasja ka rezultuar fatale për 23-vjeçaren Çapo, e cila ndërroi jetë në vend.