• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese bie sërish në Lanë…

17:49 : 17/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Vitore Tusha gjate nje takimi me ambasadoret Kim dhe Soreca

Vitore Tusha gjate nje takimi me ambasadoret Kim dhe Soreca

Nga Boldnews.al

Në natën e nxehtë të 21 korrikut 2016, Parlamenti votoi me 140 vota pro ndryshimet kushtetuese që i hapnin rrugë reformës në drejtësi. Katër vjet më pas, reforma ka përfundur buzë ujërave të ndotur të Lumit Lanë, ndërsa fatkeqësisht edhe ndërkombëtarët bërtasin për pastërtinë e saj. Mban ca erë të rëndë ky produkt, e po ashtu ca pisllëqe të hedhura nga mazhoranca, por shqiptarët duhet të pinë pikërisht këtë ujë të ndotur të paketuar në ambalazhin e qeverisë dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë.

Edhe sot u vërtetua kjo në Parlamentin e Shqipërisë, ku me 96 vota pro u zgjodh anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj. Ishte emri i vetëm i nisur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ndonëse kushtetuta e përcakton se duhet të jenë jo më pak se tre kandidatë dhe kuvendi do të përzgjedhë njërin prej tyre. Sa i rëndësishëm ishte ky votim e thotë vetë puna. Kush ishte i pari që lajmëroi këtë “arritje”?

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë”, shkruan në anglisht kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Me siguri ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka lexuar postimin e Ballës pa pasur nevojë për përkthim, sepse numri një i diplomacisë amerikane në Tiranë vendosi “ultimatum” se brenda datës 31 dhjetor Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale. Tashmë pritet edhe një tjetër anëtar që do e zgjedhë kreu i shtetit Ilir Meta, por nuk është përcaktuar se sa emra do i shkojnë për përzgjedhje presidentit të republikës.

Lexo edhe:

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

Minimalisht u shkel kushtetuta, ku në nenin 125 përcaktohet se kuvendi ose parlamenti zgjedhin një nga tre emrat që paraqiten si kandidatura nga KED për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Sot fituesi ishte i paracktuar sepse kandidonte i vetëm edhe nëse Parlamenti nuk do ta aprovonte, ai automatikisht pas 30 ditësh konsiderohej anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo pikërisht njeriu që duhet të shqyrtojë paligjshmëritë dhe shkeljet kushtetuese në vend, emërohet në kundërshtim me kushtetutën.

Është institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë, por u kthyer në më qesharakun. Për tu bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese mjafton edhe të kryesh një akt notarial prej 36 mijë lekësh të vjetra dhe më pas të shpresoh të veshësh mantelin e gjyqtarit të kushtetueses. Këtë bëri Arta Vorpsi, e përzgjedhura nga mazhoranca, e cila pasi e kuptoi se kushtetuta ishte shkelur me të dyja këmbët, e çoi marrëzinë deri në pafundësi. Shkoi pranë një notereje që ndodhet buzë Lanës dhe nëshkroi atë akt dhe u “betua” para noteres dhe jo presidentit.

Nëse edhe kreu i shtetit brenda këtij viti përzgjedh anëtarin tjetër të Gjykatës Kushtetuese, atëherë ky institucion bëhet funksional dhe do të marrë në shqyrtim çështje të rëndësishme siç është ligjshmëria ose jo e zgjedhjeve lokale (votimeve) të 30 qershorit të vitit të kaluar. Do merren në shqyrtim edhe ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor në tetorit të këtij viti, ku mazhoranca duke përdorur të vetëshpallurit deputetë opozitarë hoqi të drejtën e kualicioneve parazgjedhore.

Çështje të rëndësishme, por do të jenë në duart e anëtarëve të përzgjedhur me izmin e partisë dhe me shtysën e ndërkobëtarëve, që më shumë se për cilësi dhe zbatim ligji, kanë nevojë për shpërndarje të hirit propagandistik mbi të ashtëquajturën drejtësi e re, e cila përfundoi në duart e politikës së vjetër në pushtet, që për shtatë vjet ka rrëbyer çdo institucion të pavarur.

Etiketa: kimkushtetuesjaKuvendi

Lajme të lidhura

RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Peleshi i “mbyll gojën” opozitës, me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet

17:17 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

12:15 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, debate në Këshillin e Legjislacionit: U tregua i njëanshëm!

18:28 : 15/10/2025
Para

Kjo është analiza që dallon gripin nga koronavirusi! Përgjigja merret për 20 minuta

TË GJITHA

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Shkodër

19:12 : 25/10/2025

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com