• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, misteret që duhen zbardhur nga Prokuroria

17:58 : 08/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Klodjan Rasha, 25 vjeç, mbeti i vrarë natën e kaluar nga plumba të lëshuara nga arma e një efektivi policie. Policia nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi ngjarjen ndërsa prokuroria njoftoi se oficeri i policisë është ndaluar në pritje të sqarimit të ngjarjes.

Një i ri 25 vjeç mbeti i vrarë në rrethana të pasqaruara nga një efektiv policie, i cili hapi zjarr me armën e shërbimit natën mes 7 dhe 8 dhjetorit 2020 në Tiranë, në një rrugicë pranë Unazës së Re.

Në dy njoftime për shtyp të publikuara në faqen e vet në Facebook mëngjesin e së martës, Policia e Shtetit bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 1:45” dhe se “në mungesë të ndriçimit të plotë, punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri” pasi 25-vjeçari “i ka drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Pak më vonë, policia deklaroi se kishte gjetur një armë në zonën përreth, për të cilën dyshohej se i përkiste të riut të vrarë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, i tha BIRN se është vendosur ndalimi i punonjësit të policisë, N.H.

Lexo edhe:

Shpërthim me tritol në Kurbin

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN për koment deri në publikimin e këtij lajmi.

Mbrëmjen e së martës, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, njoftoi në Facebook se hetimet paraprake kanë dalë në konkluzionin se oficeri i policisë ka shkelur procedurat standarde të përdorimit të armës.

“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme,” shkruhet në njoftim. Për rrjedhojë, oficeri i policisë është arrestuar për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Nëse gjendet fajtor, oficeri mund të dënohet me deri shtatë vjet heqje lirie.

Familjarët kërkojnë sqarime

Familja Rasha hapi dyert e mortit për të riun Klodian, jeta e të cilit u ndërpre natën e kaluar. Të afërm dhe miq shkojnë për të ngushëlluar prindërit dhe familjarët e 25-vjeçarit, i cili u qëllua me armë pranë banesës së tij. Në hyrjen e rrugicës që të çon tek shtëpia e familjes Rasha që gjendet rreth 100 metra më larg, janë ende të dukshme njollat e gjakut të të ndjerit. Vendngjarja gjendet pikërisht aty ku rrugica bashkohet me rrugën “Dritan Hoxha”.

Xhaxhai i Klodjanit, Hasan Rasha tregon se e mësoi lajmin nga një punonjës policie, i cili i kishte treguar se nipi kishte humbur jetën në një përplasje me policinë.

“Më morën në telefon në orën pesë të mëngjesit, më ka marrë një oficer i policisë. Vëllai jot, tha është këtu në drejtori të policisë, djali i tij ka pasur një përplasje, karrambolu me policinë dhe unë këtë rast mendova se mos ka karrombolu me makinë. Djali thotë ka vdekë. Si mor ka vdekë? Ka vdekë më tha”, pohon Hasani dhe shton se të vërtetën e mësoi kur është kthyer në shtëpi.

“Kur erdha këtu më thonë djali ka vdekur këtu tek rruga. Ka shkuar me pi një kafe. Ka punu gjatë ditës tek shpia, ka pas një mjeshtër, ka punu deri më darkë. Zakonisht e pinte kafen dy tre herë gjatë ditës. Mirëpo duke punu, se ka lënë vetë babai me shku me pi ditën kafe dhe ka dalë mbas orës 10 për me pi kafe. Përfundimisht, se ku është atakuar me policinë, ka qenë vonë kjo punë, nuk mund të them gja, se s’dijmë gja”, tregon Hasani.

Ai këmbëngul se nipi i tij, Klodjani, nuk ka pasur armë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk ka pas ditë me përdorë armë, asnjiherë në jetën e tij dhe s’ka prek armë me dorë”, thekson Hasani dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës. /BIRN/

Etiketa: 25 vjecarpoliciavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
Para

Ekspertët: Martesa shkakton depresion

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom