• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ FSHZH shkatërron monumentin e natyrës “Delta Palasë”, parkim privat për “Green Coast”

20:24 : 08/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

(Pjesa 2)

Në pjesën e parë të investigimit faktuam se e njëjta rrugë e cila ishte ndërtim pa leje, po ribëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Madje, për llogari të “Green Coast”. Firma e cila po ndërton kompleksin e vilave, fitoi edhe tenderin për rrugën, madje u mor edhe e pandehur për ndërtim pa leje.

Në tender morën pjesë 7 kompani, por u kualifikuan vetëm 2 prej tyre, Gjikuria dhe Fusha, ndërsa 5 të tjerat u skualifikuan.

Lexo edhe:

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

Gjikuria dha ofertën prej 499736229.06 lekë, ndërsa Fusha ofertën 522129279.05 lekë, në tenderin për ndërhyrjen e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe riakualifikimit urban në zonën e Plazhit Palase-Drymadhes.

Por, nuk përfundojnë këtu abuzimet me këtë tender, i cili duket se është totalisht në favor të oligarkëve.

Në afërsi të “Green Coast” është edhe një monument natyre i mbrojtur nga shteti. “Delta e Përroit të Palasës”, sipas listës nga Wikipedia është monumenti i 35-të që duhet të mbrohet në qarkun e Vlorës.

(https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_monumenteve_natyrore_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri#Rrethi_Vlor%C3%AB)

Duke shfletuar ligjin për zonat e mbrojtura, ndalohet rreptësisht ndërhyrja apo shkatërrimi i Monumenteve të Natyrës. Madje, ligji përcakton se ka edhe një zonë buferike nga 50 deri në 200 metra ku nuk duhet të ndërhyhet, të bëhen punime apo edhe vepra të tjera. Gjithkush e mban mend debatin për Kanionin e Holtës në Gramsh, ku po ndërtohej HEC në hyrje të tij.

Apo edhe HEC-et në kanionin e Llëngës, si dhe në zonat e Mbrojtura në Valbonë apo Shishtavec. Por, le të analizojmë se çfarë ka ndodhur apo do të ndodhë në “Deltën e Përroit të Palasës”.

Në dokumentet e tenderit që ka shpallur FSHZH, ku pritet edhe fituesi, duket mjaft qartë se Fondi ka “kafshuar” një pjesë të mirë të këtij Monumenti të Natyrës. FSHZH ka zhvendosur me dia metra gjurmën e rrugës, duke e futur në brendësi të Deltës, pa “iu dridhur aspak qerpiku” dhe duke shkelur haptazi ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Pamja e mësipërme është mjaft e qartë! Një pjesë e mirë e rrugës është brenda kësaj Delte, duke shkelur haptazi ligjin. Por, sikur të mos mjaftonte gjurma e rrugës brenda Deltës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përcaktuar që brenda këtij Monumenti të bëjë edhe një parkim gjigant. Shikoni dokumentet e tenderit dhe gjumën e parkimit, ku rezulton mjaft qartë se është brenda Përroit.

Natyrisht, ajo që bie në sy është; Kush e dha lejen mjedisore për këtë projekt? Kush e dha aprovimin për ndërtimin e rrugës dhe parkimin? A ka marrë leje FSHZH te Administrata e Zonave të Mbrojtura për këtë projekt? Natyrisht, nëse do të pyeste cilindo specialist mjedisor, përgjigja do të ishte totalisht negative.

Skandali 5 mln USD/ FSHZH ribën rrugën “pa leje” të kompleksit “Green Coast” në Palasë

Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se firma “Gjikuria”, ajo që bëri rrugën pa leje dhe po ndërton “Green Coast”, është gjobitur për shkatërrim të Monumentit të Natyrës “Delta e Përroit të Palasës”.

Në vitin 2018, një inspektor i ADZM Vlorë i tha mediave se “Delta e Përroit të Palasës është monument natyre, e shpallur në datën 20.10.2002. Nuk lejohet që të bëhen gërmime, pa lejet e organeve përkatëse. Gërmimet janë të ndaluara”. Por, në vitin 2015, më 25 korrik, është proceduar kundrejt firmës “Gjikuria” për gërmime në deltën e përroit të Palasës. “Është bërë kallëzim penal për subjektin në fjalë. Ne deri më sot nuk kemi marrë asnjë informacion nga Prokuroria e Vlorës, deri ku ka shkuar hetimi” ka thënë ai.

PS: Në pjesën e tretë do të faktojmë se tenderi 5 milionë USD i FSHZH është paracaktuar. Pra, fitues pritet të shpallet “Gjikuria”, e cila bëri rrugën pa leje, ndërhyri në Deltën e Palasës dhe po ndërton kompleksin “Green Coast”. Madje, sipas dokumenteve të tenderit, FSHZH po i bën “dhuratë” oligarkut edhe një mol privat! Të gjitha me taksat tona.

Etiketa: Delta PalaceFSHZHGreen Cost

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025
AKTUALITET

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

12:03 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë

10:25 : 31/03/2025
AKTUALITET

Dritan Agolli i FSHZH-së u bën “dhuratë” vëllezërve Duka Zip Line privat në kodrat e Lalzit

13:41 : 13/03/2025
AKTUALITET

3.3 milionë euro që ish-vaskat e peshkut Drenovë të kthehen në Pol të Festivaleve

15:00 : 05/02/2025
Para

Plumbat e karantinës së Rilindjes

TË GJITHA

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025

WhatsApp lançon një veçori të re

20:40 : 28/06/2025

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025

Aksident i 6-fishtë në Laprakë, tre të plagosur

20:01 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com