• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agolli i FSHZH-së “kopjon” ishujt artificialë të Dubait në Durrës, hap tenderin 5.5 milionë euro!

17:52 : 04/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, vijon të shpenzojë miliona euro nga taksat e shqiptarëve, apo nga kreditë që sërish i paguajnë shqiptarët e varfër, për disa projekte që i shërbejnë vetëm 1 % të popullit apo të taksapaguesve.

Pasi mbushi me hotele, bare e restorante gjithë Shqipërinë, duke ua shpërndarë miqve të tij apo të mazhorancës, Agolli ka hapur një tjetër tender.

Faksimile: Njoftimi i tenderit 5.5 milionë euro për përmirësimin e plazhit në Durrës

Agolli synon që të përmirësojë estetikisht plazhin e Durrësit. Më shumë ngjason me premtimin e famshëm të Ferdinand Xhaferrit, i cili kur kandidoi për kreun e Bashkisë së Durrësit tha se “do përmirësojmë cilësinë e diellit”.

Kreu i FSHZH-së është pak më i rafinuar, duke shkruar në letra se ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për rritjen e ofertës turistike dhe për përmirësimin funksional dhe estetik të bregdetit, Bashkia Durrës”.

Mësohet se fondi limit është plot 540,893,816 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro shuma shkon në plot 5.5 milionë euro. Projekti synohet që të realizohet brenda 18 muajve.

Lexo edhe:

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

“Risia e madhe”në 2026, konviktet më në fund me tualete në dhomë

Në foto: Projekti parashikon mbushjen me rërë dhe pemë në bregdetin nga Porti i Durrësit deri te Shtëpitë e Pushimit të qeveritarëve

Në fotot e publikuara, FSHZH-ja ka parashikuar që të ndërtojë edhe brenda në det. Agolli synon që të bëjë disa “ishuj” në stilin e Dubait, por vetëm me një ndryshim të madh. Ishujt janë në miniaturë, ose mikroskopikë dhe jo të banuar apo që të ndërtosh vila apo resorte. Natyrisht idetë nuk mungojnë, por zbatimi lë shumë për të dëshiruar.

Gjithsesi, në dokumente shkruan se “zona e studimit, e shënuar me ngjyrë në hartë, ndodhet në zonën bregdetare që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri te Godina e Kavalishencës”.

Në foto: Në projekt është parashikuar edhe mbjellja e pemëve dhe disa struktura me dru

Fondi shkruan se projekti synon transformimin e vijës bregdetare të qytetit të Durrësit në një destinacion bashkëkohor turistik, rekreativ dhe urban, përmes ndërhyrjeve arkitekturore e urbane të planifikuara me kujdes. “Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës detare, zhvillimin e hapësirave publike multifunksionale dhe integrimin e infrastrukturës së re rekreative e sportive. Gjatësia e zonës së ndërhyrjes është rreth 2.8 km, me një zgjerim të bregut deri në 100 metra drejt detit, duke krijuar hapësira të reja publike për banorët dhe vizitorët” vijon dokumenti.

Por, a nuk u bë një tender i ngjashëm vitin e kaluar?!

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, vitin e kaluar FSHZH-ja hapi një tender për të mbushur me rërë bregdetin e Durrësit, por duket se projekti i shërben më shumë firmës “EMAAR”, të Mohamed Alabbar.

Në atë projekt duket mjaft qartë se i gjithë territori te Porti i Durrësit, atje ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”, do të mbushet me rërë dhe do të krijohen plazhe. Fondi i këtij tenderi ishte plot 6 milionë euro. Në dokumente shkruhej se kërkohej riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës”.

Mbushja do të bëhej nga Porti deri tek fundi i shëtitores së re te godina e Kavalishencës.

“Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durres Yaht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi, zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 metra” thuhet në këto dokumente.

Tashmë, do të investohen të tjera miliona euro për të njëjtin projekt. Po synohet të “ndihmohet” Alabbari? Apo firma që mbushi me rërë plazhin s’ka bërë punime të mira?/Voxnews

 

1 nga 6
- +

1.

2.

3.

4.

5.

6.

Etiketa: Dritan AgolliFondi Shqiptar i ZhvillimitFSHZHishuj artificialeplazhi i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Risia e madhe”në 2026, konviktet më në fund me tualete në dhomë

20:49 : 25/05/2026
AKTUALITET

Video/ Oltion Çaçi i Sarandës po shkatërron bregdetin, ku është SPAK-u?!

20:15 : 21/02/2026
AKTUALITET

Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së

08:36 : 24/12/2025
AKTUALITET

Nga satelitët përfundojmë te avionët/ Tan Agolli mbulon qeverinë, tender 2.6 mln € për fotografimin e territorit

11:13 : 20/11/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
Para

Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të marrin një vendim të madh në dhjetor

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş