• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi i Parlamentit Europian: Top Channel, ndër përhapësit kryesorë të “fake news” në Shqipëri

16:51 : 04/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mediat me qëndrim pro-qeveritar, Top Channel dhe “Gazeta Tema” konsiderohen si mediumet që përhapin më shumë dizinformacion, ndërkohë që “fake news” është e përhapur gjerësisht në Shqipëri, thuhet në një Studim me logon e Parlamentit Europian, të publikuar në 3 Dhjetor 2020.

Raporti titullohet “Hartimi i Fake News dhe Dezinformimi në Ballkani Perëndimor. Identifikimi i mënyrave efektive kundër tyre” dhe ka marrë në analizë median në disa vende të rajonit.

Në pjesën për Shqipërinë, studimi ka ngritur pikëpyetjet më të mëdha në televizionit privat “Top Channel”, si edhe në gazetën on-line, “Tema”, të drejtuar nga gazetari Mero Baze.

“…Shpërndarësit më të spikatur të dezinformimit në mediat sociale përfshijnë dy stacione kryesore televizive – Top Channel, në pronësi të Vjollca Hoxha, si edhe Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit”, i cili në raport përmendet si i akuzuar për trafik droge.

Lexo edhe:

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

Raporti i Parlamentit Europian dhe paradoksi i medias shqiptare: Më lart në renditje, të njëjtat shqetësime

Studimi përfshin gjithashtu në listën e mediave që përhapin disinformacion edhe Gazetën “TemA”, si edhe disa portale on-line.

Televizioni Top Channel është evidentuar në raport edhe si një ndër eminentët që ka shpërndarë informacion të rremë (disinformacion) lidhur me pandeminë e Covid-19.

Studimi e identifikon televizionin në pronësi të Vjollca Hoxhës si ndër “shpërndarësit kryesorë të dezinformimit lidhur me Covid-19…”.

Ndërkohë, në Studim është përmendur edhe kryeministri Edi Rama, si një personazh publik që ka shpërndarë dizinformacion, lidhur me pandeminë e Sars-Cov-2.

“Politikanë të shumtë në të gjithë spektrin, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, akuzohen se kanë përdorur dezinformata për të rritur shikueshmërinë dhe qëndrimin e tyre, ose ndonjëherë madje pa ndonjë qëllim të veçantë fare”, citohet në raport.

Për kryeministrin shqiptar, Rama, raporti citon se “u detyrua të bënte një falje publike në Mars 2020, pasi sajoi akuza se zyrtarët spanjollë po vendosnin taktika të dhunshme policore për të ndaluar përhapjen e tyre COVID-19. ‘Provat’ e tij dolën të ishin një video e policisë algjeriane të trazirave duke sulmuar protestuesit”, thuhet në Studimin që mban logon e Parlamentit Europian.

Disinformacioni në Shqipëri, lokal
Studimi mbi “Fake News” konstaton se disinformacioni nga mediat shqiptare ka natyrë kryesisht lokale dhe lidhet me çështjet dhe për qëllime të brendshme.

Sidoqoftë, rrallë ndonjë nga këto raste të dezinformimit ngrihet në nivelin e një fushate të qëndrueshme.

Përpjekjet janë përgjithësisht oportuniste dhe qëllimet janë sipërfaqësore. Dezinformimi me burim të huaj, mbi ana tjetër, është një pjesë relativisht e vogël e peizazhit dezinformues shqiptar.

Për hartuesit e studimit, dy janë qëllimet kryesore që mediat në Shqipëri përdorin disinformacionin-për të rritur shikueshmërinë e rrjedhimisht të ardhurat; si edhe për qëllime politike.

Megjithatë, Studimi konstaton se akuzat për “dizinformim” vijnë nga kryeministri Edi Rama dhe njerëz pranë tij, me qëllim frikësimin dhe zbehjen e gazetarisë investigative në vend.

Etiketa: fake newsParlamenti Europianstudimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Raporti i Parlamentit Europian dhe paradoksi i medias shqiptare: Më lart në renditje, të njëjtat shqetësime

18:31 : 17/06/2026
BOTA

Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Turqisë: Gjithnjë e më larg BE-së, pa progres në demokraci

16:18 : 17/06/2026
AKTUALITET

Protestat masive për largimin e Ramës, eurodeputeti bullgar: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve

16:28 : 14/06/2026
AKTUALITET

Tabaku për raportin e Parlamentit Europian: Shqipëria është në udhëkryq

16:07 : 05/05/2026
AKTUALITET

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shqetësim serioz!

12:48 : 05/05/2026
Para

Vrau dhe dogji grekun/ Avokati i shqiptarit: Ishte aksident, e kapi paniku

TË GJITHA

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

20:01 : 24/06/2026

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş