Marko Bello humbi betejën me Covid, Malaj “shpërthen” ndaj PS: Boll me hipokrizinë tuaj

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, Marko Bello.

Mes mesazheve të shumta për nder të tij, në rrjetet sociale kanë reaguar dhe drejtues të PS, që e kanë pasur dikur koleg Marko Bellon.

Ish-ministri dhe miku i Marko Bellos, socialisti Arben Malaj kërkon nga drejtuesit e PS që të heqin dorë nga hipokrizia. Ai u kujton se ishin këta që shprehin keqardhjen sot, por ishin ata që para pak vitëve e hoqën nga partia deputetin e njohur profesionist dhe korrekt si dhe nuk i dhanë asnjë mundësi të jepte kontribut në administratë.

Rilindja e la pa punë Bellon, ndonëse njihej si një ndër socialistët më të ndershëm dhe asnjëherë i akuzuar për shkelje ligji.

Mesazhi i Arben Malaj

“Boll me hipokrizinë tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello!

Lëreni të prehet i qetë! Është shume e vërtetë që Marko ishte një deputet diplomat, ministër dhe profesor me vlera dhe kontribute të veçanta, por pasi e shpallet “Armik të Partisë” asnjë mundësi nuk i dhatë që ti shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm.

Kështu jeni sjellë me shumë shqiptarë të mirë, thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise.

Pas nenit famkeq 24/1 ne 92 qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet, periudha juaj e “Rilindasve te bebezitur” do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi.

LEXO EDHE  Idrizi: Do jemi në Qeveri pas 25 prillit, faktorizimi i çështjes çame fitorja më e madhe

Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partriot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles.

U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna.

Minstria e Financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna.

Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik.

Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Brace.

Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.

Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete.
Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.

Boll me pangopësine tuaj!
Boll me hiporizine tuaj!

Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer.

Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti: ” Kurre mos u ngopshi” !!

Arbeni