• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dizinformimi në botë dhe Shqipëri

11:30 : 30/11/2020
në AKTUALITET, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Sipas Philip N. Hoëard, profesor i studimeve mbi internetin në Oxford i cili së fundmi ka publikuar librin “Makinat e së Genjeshtrës: Si të shpëtojmë demokracinë nga ushtritë e trollsave, robotët hilacakë, operacionet e lajmeve të rreme dhe operatorët politikë” ka më tepër se 70 qeveri sot në botë që kanë në dispozicion ushtri të tëra që kanë për synim dezinformimin e publikut të tyre. Fjala bie, Kina ka rreth 2 milionë njerëz që shkruajnë diku te 450 milionë mesazhe në vit, ndërsa Vietnami ka trajnuar rreth 10 mijë studentë për të shpërndarë mesazhe pro-qeveritare në rrjetet sociale. Ose ish-Presidenti i Meksikës që kishte rreth 75 mijë llogari në rrjete sociale që lavdëronin dhe duartrokisnin veprimet e tij dhe të partisë në pushtet.

Për mos të folu mandej për Rusinë, ku gjysma e aktivitetit në Tëitter kryhet nga bolts, që janë adresa online të automatizuara që gjenerojnë përgjigje të gatshme apo shpërndajnë statuse sipas algoritmave të caktuar. Madje dhe vendet perëndimore nuk janë imunë dhe teknika të tilla po përdoren gjerësisht dhe nga partitë tradicionale si fjala bie partia laburiste në Britaninë e Madhe ku aktivistë të saj paradokohe kishin aktivizuar një bot i cili fliste për politika të majta në rrjetin social Tinder që gjegjësisht përdoret për njohje intime.

Monopolizimi i lajmit nga një binom mes gjigandëve të rrjeteve sociale dhe politikanëve më influentë e bën të vështirë rrugën drejt demokracisë. Në fakt dizinformacioni si mjet i luftës politike jo vetëm brendapërbrenda një vendi por vencarisht mes shtetesh është dicka që ka ekzistuar me kohë dhe vetëm është amplifikuar së fundmi për shkak të teknologjisë më të avancuar, siç vë në pah dhe Thomas Rid në librin e tij të fundit “Masa Aktive: historia sekrete e dizinformimit dhe luftës politike”.

Sot në konfigurimin e ri global ku përplasjet gjeopolitike kanë sjellë dhe maksimizimin e kërcënimeve jo-konvencionale vencarisht duke përdorur sulmet kibernetike apo trollat dhe boltet për të dizinformuar kundërshtarin, kërcënimet janë kësisoj të një rangu krejt tjetër dhe kërkojnë forma reagimi krejtësisht të ndryshme nga ato të luftës së ftohtë apo edhe të viteve 90-të dhe të dekadës së parë të shekullit të 21. Pikërisht për këtë flet dhe libri i Ben Buchanan “Hakeri dhe Shteti: sulmet kibernetike dhe normaliteti i ri i gjeopolitikës”, botuar së fundmi nga shtëpia botuese e mirënjohur Harvard University Press.

Lexo edhe:

Fije që priten

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

Sot qeveritë shpenzojnë shumë më tepër për të ruajtur kontrollin monopolistik mbi format e reja të shtypit që gjegjësisht dominohen nga portalet apo blogjet e pavarur. Synimi është të propagandohet zellshëm puna e qeverive, denigrohet kundërshtari politik, të relativizohen zërat kritikë, të neutralizohen memet e suksesshme, të karikaturizohen aktivistë të ndryshëm, të baltosen oponentë të regjimit e kështu me radhë.

Në disa raste si këtej nga mëhalla jonë, kontrolli i drejtëpërdrejtë dhe indirekt mbi studiot televizive nuk ka mjaftuar, por janë krijuar edhe televizione qeveritarë të financuar kushedi nga cili xhep buxhetor ndërkohë që kasetat dhe kandidatët manchurianë që dalin të mësuar përmendësh ende nuk kanë firuar nga skena publike. Madje shkohet më tej përmes kërcënimit me gjoba dhe sanksione në emër të anti-shpifjes e kundërshtuar njëzëri nga aktivistë të shoqërisë civile brenda vendit por dhe krejt organizatat ndërkombëtare në bllok si rrallëherë më parë. Pasi lajmi së pari dhe mbi të gjitha duhet të kalojë nga ai që ka krejt pushtetet në vend.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

13:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
Para

Kur u largua gjermani i fundit?!

TË GJITHA

Nafta bie mbi 9%, tregjet reagojnë pas uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

18:52 : 27/07/2026

‘Më shumë policë se protestues’, aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

18:31 : 27/07/2026

Tre shenja të horoskopit lënë pas pasiguritë, fundi i korrikut sjell një fillim të ri

18:18 : 27/07/2026

Sulmi me një të vdekur dhe disa të plagosur në Berlin, babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

18:05 : 27/07/2026

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:00 : 27/07/2026

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ DETAJE nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

17:51 : 27/07/2026

Kredia 302 mln $ dhe presioni i NATO-s/ ‘Prapaskenat’ e marrëveshjes “top sekret” me SHBA-në

17:33 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetbetcio girişiptv satın al