• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i një jave

12:39 : 09/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Që kemi qenë dhe ende jemi vend paradoksesh, kjo nuk do as mend, as kalem. Sa më tepër trashet zullumi, aq më shumë mungon llogaridhënia.

Sa më larg Evropës në kritere dhe standarde, aq më shumë trumbetohet hyrja në BE si fait accompli dhe zgjidhje hallesh shqiptarësh me shkop magjik. Java që po lëmë pas kishte si ngjarje pikante helmimin masiv të kadetëve të akademisë së sigurisë, një paradoks në vetvete ky ata që trajnohen për siguri në të ardhmen preken nga mungesa e sigurisë ushqimore që po të marrim për bazë piramidën e Maslow-t është ndër gjërat bazike që ka nevojë shqiptari. Madje ca kohë më parë u ngrit edhe akademia e barinjve bash për të dhënë një shembull për botën mbarë por përfunduam pa barinj, me firo të mëdha në mbarështimin e bagëtisë dhe me lakun e BE-së që nga ngriu fondet në bujqësi se kishin përfunduar për ndërtim vilash nga investitorët strategjikë.

Ndonjë nga këta të fundit shfaqet demonstrativisht dhe në salla gjyqi si ai i kryebashkiakut i cili bash si e do zakoni më shumë po lufton në fushën e marrëdhënieve me publikun se sa të kundërshtojë me fakte dhe prova plot 13 akuzat për 5 veprat penale që SPAK ka ngritur ndaj tij qysh prej korrikut të vitit që shkoi. Edhe avokati që ka përzgjedhur, me hallet dhe kusuret vetjake me organet e drejtësisë, më shumë mundohet t’i bëj avokatinë televizive se në sallë gjyqi. Për mos të folur për artistë që i’u dhembet tempulli i artit të tyre dhe vuajnë nga Sindroma e Stokholmit pa hyrë në gjykime të panevojshme të cilësive të tyre artistike.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Nga ana tjetër, grupi i pavarur socialist i Fierit bën demonstrim force në varrimin e një prej patriarkëve socialistë, ndërsa poezia “më përjashto” e një figure tjetër eminente të kësaj partie por tashmë e pozicionuar përkundër “zonjës së hekurt” të qeverisë të kujton vargjet e lira të Eseninit. Nga ana tjetër deputeti i përjashtuar i Fierit dhe tashmë i Tiranës Braçe, pikërisht nga zonja më sipër vijon betejën për të fituar të drejtën e kandidimit për Bashkinë e Tiranës, ndonëse shpresat janë të vakëta. Megjithëse në mandatin e katërt, qeveria zullum-madhe ka thuajse aspak autokritikë, thirrje për reflektim, nevojë për absorbim teknokratësh por gjithnjë e më tepër e varur nga teknologët politikë, ushtria e patronazhistëve të paguar me para publike dhe PR-i i pandërprerë.

Jemi një vend ku administrata fryhet vazhdimisht, ndërkohë që paguan më shumë se privati dhe që mbahet me taksat e këtij të fundit. Gjithashtu kemi nje specie socialistësh që nuk flasin për drejtësi sociale por rrisin frikshëm pabarazinë. Që nuk taksojnë kapitalin por punën dhe talentin, që nuk kanë aparat rregullator por fryjnë partneritetet pirat-plaçkitëse. Që nga njëra anë krijojnë kompani të reja shtetërore dhe nga ana tjetër transferojnë funksione publike te entitete të dyshimta. Kemi shtetarë që qeverisin si në poezi ndërkohë që bëjnë fushatë si në prozë duke përmbysur rregullat e vjetra sa vet politika.

Ndërkohë protestave paqësore dhe me frymë demokratike të opozitës, i kundërpërgjigjet një dhunë jo-proporcionale e pushtetit arrogant përballë. Në vend që të konsolidojmë shtetin e së drejtës, jemi rikthyer në shtetin policesk. Askush nuk u kujtua përgjatë një dekade për ata fakirë që hëngrën kot paraburgimin duke u kthyer ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve për frymë në Evropë, madhe së fundmi është shtuar kjo masë dhe për parkimet dyshe, por kur vjen puna që preken pushtetarët, binomi pushtet-drejtësi bëhet bashkë si të shpëtojmë “ushtarin Rajan” për t’iu referuar një filmi të njohur të Spilbergut.

Ky nuk është thjesht bilanci i një jave por një fotografi e një filmi me metrazh të gjatë të Çudiristanit ku baresim, frymojmë dhe mundohemi të ruajmë ekzistencën në kushte fort të pafavorshme për ata që nuk kanë shpatulla të ngrohta apo guxojnë të përdorin mendjen dhe kurajon qytetare ndaj padrejtësive që shohim çdo ditë.

Etiketa: ilir kalemajqeveria Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

Berisha: Rama në rreth të kuq! Edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë

TË GJITHA

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş