• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Një popull që vuan nga amnezia kolektive edhe e ngjarjeve që kanë pak që kanë ndodhur dhe në retrospektivë reflektojnë ende padrejtësi, e ka të pamundur të kryejë katharsisin e domosdoshëm për t’u ringjallur si Feniksi dhe ri-gjetjen e identitetit që shenjon vendin e vet në kaleidoskopin global që priret të shkojë drejt uniformitetit. Bota sot është gjithnjë dhe më e rrafshët siç na kujtonte dikur Thomas Fridman dhe vlerat komunitare janë ato që mishërohen nga tradita dhe ruajtja e kulturës së një vendi, ingrediente këto aspak dekorativë, por funksionalë në një botë përherë dhe më të hapërdarë.

Kultura politike është një kusht i patjetërsueshëm për të rifituar kredencialet demokratike që në një vend me të kaluar totalitare si Shqipëria, ku gjurmët janë ende të pashlyeshme edhe sot. Nga kjo rrjedhin shumë gjëra, nga dobësia sistematike e institucioneve deri te atrofia e nervit publik, e manifestuar me zë protestues anemik apo ojf që ekzistojnë vetëm për të marrë llokmën e radhës. Partitë politike gjithashtu shpesh kanë qenë përfaqësim i interesave segmentare sesa zë i fuqishëm në mbrojtjen e interesit publik. Media, e hapërdarë, e fragmentarizuar dhe shpesh edhe e kontrolluar, ka qenë një zë jo gjithmonë efektiv në ruajtjen e parametrave demokratikë që një shoqëri e kapur në tranzicion si peshqit në rrjetë, nuk mund të tejkalojë vetveten. Intelektualët e paktë që kanë mbetur janë të pafuqishëm t’i bërtasin “të vërtetën pushtetit” sic do dëshironte Havel-i, edhe se ky i fundit nuk dëgjon nga ai vesh.

Në epokën e globalizmit dhe të “shoqërisë së spektaklit”, gjithmonë dhe më e dobët po shpërfaqet sfera politike për të ruajtur, kultivuar dhe gjeneruar besueshmëri në sytë e masës, mbështetjen e së cilës e ka jetike për të perpetuar vetveten si kastë drejtuese. Jean Beaudrillard na kujton së fundmi se politika dekadat e fundit gjithnjë e më tepër vjen e mbështjellë si gjysëm-zbavitje, gjysëm-sport dhe gjysëm lojë dhe shpesh proceset zgjedhore shëmbëllejnë me farsa elektorale të cilat luajnë me ndërgjegjen e publikut.

Lexo edhe:

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

Goditet grupi shqiptaro-grek i drogës, 9 të arrestuar dhe 4 në kërkim! Sekuestrohen kokainë dhe armë (Emrat)

Elitat kulturore shpesh përpiqen t’u japin shpjegueshmëri fakteve sociale duke zhvilluar narrativa që i përputhen interesave elektoralë, ndërsa turmat dhe masat shpesh i neutralizojnë apo relativizojnë bash këto narrativa. Ndonëse të pafuqishëm të zhvillojnë narrativa paralele që përkthehen në kapital politik, ato janë gjithsesi të fuqishme të tronditin dhe zhbalancojnë spektrin politik në përpjekje intuitive për të ndryshuar ekuilibrat e lojës në favor të tyre. Por kjo ndodh në vende normale, ku institucionet dëgjojnë, elitat politike reflektojnë, qeveritarët ndryshojnë sjellje. Në vende ku gjithkush vetëquhet elitë si ky i yni, ku terma si intelektualë kanë kaluar në inflacion, ku është demokratizuar analfabetizmi funksional në vend që të barazohet aksesi te dija dhe të ruhen disa filtra që garantojnë një hierarki vlerash, natyrisht që nuk mund të pritet shumë.

Sikur të kishim bërë minimumin dhe në këto vite qeverisje socialiste të kishim pasur një program progresist sic duhet të ishte përsa i përket ndarjes ideologjike, do të ishte arritur pak më tepër barazi sociale dhe ekonomike në vende ku polarizimi është i pashmangshëm si rezultat i përqendrimit të pasurive. Kjo e fundit e përkthyer si oligarki politike por që shpesh është trinomi që bashkon interesat e biznes-media-politikës përbën atë që quhet establishmenti dhe ndaj të cilit po rebelohen votuesit dhe protestuesit e sotëm në Evropë dhe jo vetëm. Por në fakt ka ndodhur bash e kundërta dhe ndërsa taksohet më shumë puna dhe talenti, favorizohen klientët qeveritarë të kamufluar si kapitalistë predatorë. Në vend që të krijohet kushte për konkurrencë të ndershme në sektorin privat që mos të dynden të gjithë për një punë në shtet, është kapilarizuar rrjeti patronazhist sa përmendet deri te raporti i Komisionit Evropian. Në vend që të krijoheshin kushte mbijetese edhe për ata me të ardhura të ulëta, po largohen me shpejtësi dhe po rrudhet edhe ajo pak shtresë e mesme që ka ngelur. Në vend të kemi politike nxitëse për demografinë, po zbrazet Shqipëria si një vend në konflikt. Por si në rastin e bretkosës me ujin që i nxehet ngadalë, ka pak gjasa që gjithë këto thagma të prodhojnë së bashku mjaftueshëm reagim sa të prekin nervin social. Edhe për shkak të mungesës së katalizatorëve shoqërorë.

Etiketa: ilir kalemajqeveria Ramashqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

21:01 : 18/06/2026
AKTUALITET

Goditet grupi shqiptaro-grek i drogës, 9 të arrestuar dhe 4 në kërkim! Sekuestrohen kokainë dhe armë (Emrat)

09:53 : 17/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

08:20 : 17/06/2026
AKTUALITET

Trafikuan mbi 7 ton kokainë, banda shqiptare del në gjyq në Belgjikë

12:07 : 16/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
Para

Makina përplasi për vdekje 7-vjeçarin, dëshmia tronditëse e banorëve: Ambulanca u vonua

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e premte, 19 qershor 2026

23:00 : 18/06/2026

Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit të ‘Aruba-s’

22:53 : 18/06/2026

Nesho: SPAK po mbron pushtetin! Dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

22:47 : 18/06/2026

Christian Chivu nënshkruan kontratën e re me Interin deri në 2028

22:36 : 18/06/2026

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026

Valë e re lëvizjesh në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj të komisariateve

22:15 : 18/06/2026

Hoxha: Vetëm në vitin e zgjedhjeve u këmbyen 12 miliardë euro para droge

22:02 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabet