• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria dhe Kosova s’arritën t’i mblidhnin taksat në 2019-ën

08:16 : 02/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria dhe Kosova, edhe më 2019, u renditën ndër vendet e Europës që grumbullojnë më pak të ardhura buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e BE-së vitin e kaluar grumbulluan mesatarisht 41.1% të ardhura të PBB-së, me një ulje të lehtë në raport me vitin 2018, kur ky tregues ishte 41.2%.

Irlanda (22.7%), Kosova (26.7%), Rumania (26.7), Zvicra (27.4%) dhe Shqipëria (27.4%) kishin rendimentin më të dobët fiskal.

Irlanda dhe Zvicra grumbullojnë më pak të ardhura, pasi ekonomia e tyre ka zhvilluar offshore-t, në të cilat aplikojnë norma më të ulëta tatimore se sa vendet e tjera të Europës që kanë një sistem tatimor klasik.

Lexo edhe:

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

Grupi tjetër i vendeve që mbledhin më pak të ardhura të tilla si Shqipëria, Kosova dhe Rumania e kanë të ulët rendimentin fiskal, për shkak të dobësive në grumbullimin e të ardhurave dhe nivelit të lartë të informalitetit. Për më tepër, Shqipëria i përkeqësoi rezultatet më 2019, pasi të ardhurat në raport me PBB shënuan rënie me 0.2 pikë përqindje.

Shqipëria dhe Kosova gjithashtu kanë rezultatet më të dobëta në rajon. Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja i kishin të ardhurat në raport me PBB-në, përkatësisht 42.1%, 43.3%, 43.3% të tyre. Rezultatet fiskale në këto tre vende të Ballkanit ishin më të larta se mesatarja e BE-së, ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat grumbullojnë të ardhura 13-15% më pak se fqinjët në rajon dhe vendet e BE-së.

Në vendet e BE-së, raporti më i lartë i taksave ndaj PBB-së ishte në Francë, Danimarkë dhe Belgjikë. Raporti tatim/PBB ndryshon ndjeshëm midis shteteve anëtare, me pjesën më të lartë të taksave dhe kontributeve sociale në përqindjen e PBB-së në 2019, duke u regjistruar në Francë (47.4%), Danimarkë (46.9%) dhe Belgjikë (45.9%), ndjekur nga Suedia (43.6%), Austria (43.1%), Italia (42.6%) dhe Finlanda (42.3%).

Në skajin e kundërt të shkallës, Irlanda (22.7%) dhe Rumania (26.8%), përpara Bullgarisë (30.3%), Lituanisë (30.4%) dhe Letonisë (31.3%) regjistruan raportet më të ulëta.

Rritja më e madhe e raportit tatim-PBB u regjistrua në Qipro, ulja më e madhe, në Belgjikë. Krahasuar me 2018, raporti i të ardhurave me PBB-në u rrit në dymbëdhjetë shtete anëtare në 2019, me rritjen më të madhe të vërejtur në Qipro (nga 33.5% në 2018 në 35.6% në 2019), përpara Danimarkës (nga 45.1% në 46.9%).

Në të kundërt, ulje u regjistruan në 13 shtete anëtare, veçanërisht në Belgjikë (nga 47.1% në 2018 në 45.9% në 2019), Greqi (nga 42.7% në 41.9%), Suedi (nga 44.4% në 43.6%) dhe Francë (nga 48.2% në 47.4%).

Në vitin 2019, të ardhurat nga kontributet neto përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave nga taksat në BE (që zënë 14.2% të PBB-së), të ndjekura nga taksat mbi prodhimin dhe importet (13.7% të PBB-së) dhe taksat mbi të ardhurat dhe pasuria (13.0%).

Duke parë kategoritë kryesore të taksave, një larmi e qartë mbizotëron në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së. Në vitin 2019, përqindja e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e larta në Suedi (ku ato përbënin 22.2% të PBB-së), Kroaci (20.3%) dhe Hungari (18.1%), ndërsa ishin më të ulëtat në Irlandë (7.8%), Rumani (10.7%) dhe Gjermani (10.9%).

Për taksat që lidhen me të ardhurat dhe pasurinë, pjesa më e lartë deri tani ishte regjistruar në Danimarkë (30.7% të PBB), përpara Suedisë (18.0%) dhe Luksemburgut (16.5%).

Në të kundërt, Rumania (4.8%), Bullgaria (5.5%) si dhe Kroacia dhe Hungaria (të dyja 6.6%) regjistruan taksat më të ulëta mbi të ardhurat dhe pasurinë, si përqindje e PBB-së. Kontributet shoqërore neto përbënin një pjesë të madhe të PBB-së në Gjermani (17.3%), Francë (16.8%) dhe Slloveni (16.0%), ndërsa pjesët më të ulëta u vunë re në Danimarkë (0.8% të PBB), Suedi (3.4%) dhe Irlandë (4.5%)./MONITOR/

Etiketa: kosoveShqiperitaksa

Lajme të lidhura

RAJONI

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
Para

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga kantieri i Laçit, PD: Gënjeshtar, boll me propogandën 3D

TË GJITHA

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025

‘Barazia gjinore’/ Këshilli Ndërfetar kundër: Me rëndësi ruajtja e familjes dhe traditës shoqërore shqiptare

19:21 : 05/11/2025

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

19:12 : 05/11/2025

Singapori nxjerr ligjin e ri: Kush mashtron dënohet me 24 rrahje me kamzhik

19:02 : 05/11/2025

Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

18:52 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com