• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për Ana Golloshin/ KPA: Hetimi i pasurisë nuk kufizohet te abuzimi me detyrën

15:18 : 19/10/2020
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimin e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Ana Golloshi se hetimi dhe rivlerësimi nuk duhej të kishin shkuar përtej kohës që subjekti kishte punuar në sistem apo se qëllimi i rivlerësimit ishte të vlerësonte korrupsionin në krye të detyrës.

KPA shprehet në vendimin e arsyetuar se hetimi i pasurisë “nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ushtrimin e detyrës së subjektit” dhe se dispozitat ligjore nuk kufizoheshin te korrupsioni apo abuzimi me detyrën.

“Kolegji vëren se dispozitat kushtetuese dhe ligjore të posaçme, që rregullojnë procesin e rivlerësimit për kriterin e pasurisë, në asnjë rast nuk e lidhin pamjaftueshmërinë e deklarimit me elementet subjektive të dashjes apo qëllimit në kuptimin penal të këtyre instituteve (korrupsionit dhe abuzimit me detyrën)”, thuhet në vendim.

Ana Kolloshi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 shkurt 2019 pasi u gjet me probleme në kriterin e pasurisë. Sipas KPK, nga analiza financiare rezultoi se Golloshi dhe të afërmit e saj dispononin më shumë pasuri nga sa mund të dokumentonin.

Golloshi ankimoi këtë vendim në Kolegj, por trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që shqyrtoi ankimin e saj i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator dhe Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj anëtarë, vendosi në korrik 2020 të lërë në fuqi vendimin e KPK.

Lexo edhe:

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

Kolegji, siç del nga vendimi i zbardhur, ka rrëzuar të gjitha pretendimet e Golloshit mbi shkelje proceduriale të Komisionit dhe po ashtu edhe pretendimet e saj për keqllogaritje të burimeve financiare.

Në vendimin e zbardhur, KPA vë në dukje se disa nga burimet financiare të pretenduara prej subjektit, si pensionet e vjehrrit dhe vjehrrës apo përfitimi i asistencës së papunësisë në Greqi, nuk ndryshonin rezultatin përfundimtar.

Kolegji ngjashëm si Komisioni përdori kundër argumenteve të Golloshit një analizë financiare të bërë prej saj. “Kolegji vëren se sipas aktit të ekspertimit të paraqitur prej vetë subjektit të rivlerësimit, znj. Ana Golloshi, rezultojnë diferenca të mëdha mes asaj që subjekti deklaron dhe asaj që ajo provon si burim të ligjshëm të pasurisë”, thuhet në vendim.

Kolegji vëren se edhe nëse merrej në konsideratë analiza e sjellë nga Golloshi, kjo e fundit rezultonte me një pasuri 174 herë më shumë se ajo për të cilën kishte burime të ligjshme dhe me diferencë negative prej 13.6 milionë lekësh.

KPA vlerësoi se shuma prej 330 mijë eurosh e pretenduar nga emigracioni nuk provohej dhe se rezultonin “diferenca të mëdha me të ardhurat e provuara e dokumentuara të ligjshme”.

“Duke u bazuar në “Dëshminë e sigurimeve dhe kontributeve sipas totalit të ardhura”, subjekti i rivlerësimit pretendon se të ardhurat nga emigracioni në Greqi arrinin shumën prej 129.439,79 eurosh, që janë më të larta se ato të konsideruara nga Komisioni, por Kolegjit i rezulton që gjithsesi janë me diferencë të madhe në raport me të ardhurat që ka deklaruar se ka krijuar në emigracion (sa më lart)”, thuhet në vendim.

KPA po ashtu ka rrezuar pretendimin e Golloshit se nuk kishte përdorur sistemin bankar për shkak të frikës në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij. KPA e ka cilësuar të pabazuar edhe pretendimin se “Komisioni, në shqyrtimin e çështjes, nuk është udhëhequr nga parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke cenuar rëndë garancitë e procesit të rregullt ligjor”.

Kolegji gjithashtu ka arsyetuar kundër pretendimeve të Golloshit se duke qenë këshilltare ligjore, nuk kishte pasur të njëjtat detyrime si gjyqtarët. “Rivlerësimi në vetvete nuk është i diferencuar me bazë funksionin e subjektit të rivlerësimit, por për shkak të funksionit, është i njëjtë për çdo subjekt rivlerësimi, dhe pavarësisht funksionit të subjekteve konkrete të rivlerësimit”, arsyeton KPA.

Në vendim KPA u mbështet mbi precedentin se asnjë e ardhur për të cilën nuk dokumentohej pagimi i tatimeve nuk do të konsiderohej e ligjshme.

“Nuk qëndron pretendimi i subjektit të rivlerësimit, znj. Ana Golloshi, se të ardhurat e pambuluara kanë pasur për burim punësimin e pasiguruar në emigracion, pasi këto të ardhura nuk përmbushin kriterin e pagës, si një e ardhur e ligjshme,” thuhet në vendim. /BIRN/

Etiketa: Golloshikpavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

11:44 : 04/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

18:46 : 24/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
Para

Rastet me Covid-19, Maqedonia e Veriut drejt orës policore

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com