• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza uli përdorimin e overdrafteve dhe kredisë konsumatore

08:35 : 23/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Vlera e overdrafteve të tërhequra nga individëve në banka ka pësuar rënie, pasi ekonomia u prek nga kriza e Covid-19.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut vlera e paradhënieve bankare të përdorura nga individët ishte 7.32 miliardë lekë ose rreth 59 milionë euro. Vlera e overdrafteve ka rënë me 6% krahasuar me një vit më parë dhe me 8.9% që nga fundi i muajit mars. Rënia më e fortë e vlerës së overdrafteve të shfrytëzuara nga individët ka ardhur gjatë muajit prill, që shënoi ndoshta edhe muajin me ndikimin më të fortë të pandemisë në shoqërinë dhe në ekonominë shqiptare.

Paradhënia bankare për individët është zakonisht një produkt i lidhur me llogaritë e pagamarrësve ose ato të kartave të kreditit, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore.

Rënia e overdrafteve pas muajit prill mund të interpretohet si pasojë e mbylljes së ekonomisë dhe uljes së shpenzimeve konsumatore. Pas kalimit të pagave të muajit prill, tërheqjet e reja nga overdraftet duket të kenë qenë ndjeshëm më të ulëta.

Një studim nga specialistë të Bankës së Shqipërisë arriti në konkluzionin se pasiguria e përcjellë nga kriza i shtyu shqiptarët të rrisnin kursimet. Kjo provohet jo vetëm nga rritja e depozitave bankare, por pjesërisht edhe nga ulja me rreth 700 milionë e shumës së tërhequr nga overdaftet gjatë muajit prill.

Lexo edhe:

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

Kjo tendencë është konfirmuar edhe gjatë muajve në vazhdim, kur rritja e overdrafteve ka qenë mjaft e kufizuar. Nga prilli deri në korrik, vlera e përdorur e overdrafteve është rritur me vetëm 45 milionë lekë. Duke qenë se overdrafti është një instrument i lidhur me llogarinë e pagës, një ndikim në uljen e vlerës mund të ketë pasur edhe rritja e papunësisë ose politikat më konservatore të ndjekura nga bankat për overdraftet e maturuara.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe me kredinë konsumatore. Për periudhën mars-korrik, portofoli i kredisë konsumatore ka rënë gjithashtu me rreth 600 milionë lekë. Kjo është një rënie e konsiderueshme, po të kemi parasysh shtyrjen e pagesës së kësteve, që e ka ngadalësuar ndjeshëm amortizimin normal të portofolit. /Monitor/

Etiketa: kredikrizaoverdraft

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

12:36 : 03/05/2026
AKTUALITET

E padëgjuar! Familjari i vdekur del me kredi, e kishte marrë kur ishte me karrocë

21:28 : 30/04/2026
AKTUALITET

Mashtroi një grua për shlyerjen e kredisë dhe i mori paratë, vihet nën hetim bankieri në Shkodër

11:42 : 23/04/2026
BOTA

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep 90 miliardë euro kredi Ukrainës

18:24 : 24/02/2026
AKTUALITET

Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve

19:48 : 10/02/2026
Para

Ndërron jetë aktori shqiptar Dionis Koçi, gjyshi i Ava Max (Foto)

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş