• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E padëgjuar! Familjari i vdekur del me kredi, e kishte marrë kur ishte me karrocë

21:28 : 30/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Vlorë është denoncuar një rast i dyshuar mashtrimi financiar, kur qytetares Elibjanka Shkopi i është komunikuar në vitin 2026 se bashkëshorti i saj i ndjerë, Fatmir Shkopi, rezulton të ketë marrë një kredi në vitin 2021, ndonëse ai ishte i sëmurë rëndë me diabet, i verbuar dhe i paralizuar dhe ka ndërruar jetë në vitin 2023.

Sipas saj, në vitin 2021 motrës së bashkëshortit iu vodh portofoli, ku ndodheshin edhe dokumentet e identifikimit të të ndjerit. Pas denoncimit, familja u pajis me dokumente të reja dhe mendoi se çështja ishte mbyllur.

Por një studio ligjore në Tiranë njoftoi familjen për një kredi prej 800 mijë lekësh të vjetra, e marrë për blerjen e një pajisjeje në një dyqan në Fier. Në dokumentacion rezultojnë mospërputhje të qarta: karta e identitetit ka të njëjtin numër, por atësia figuron “Kamber” në vend të “Elham”, ndërsa numri i telefonit nuk i përket familjarëve.

Institucioni financiar pretendon se kredia është dhënë pasi personi është paraqitur fizikisht dhe është identifikuar në dyqan nga partnerët e tyre. Përfaqësuesit e institucionit financiar sugjerojnë që familja të paguajë vetëm principalin e mbetur, duke falur interesat dhe penalitetet. Gjithashtu është përmendur një person me emrin “Daniel”, i cili është prezantuar si djali i kredimarrësit, por familja nuk njeh një të tillë.

Lexo edhe:

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

Qytetarja: Kush ka marrë?

Institucioni financiar: Ne kemi ID-në e zotërisë që është identifikuar te dyqani. Pra ID-në e babait tuaj në sistem. Zotëria ka shkuar te dyqani.

Qytetarja: Jo! Ka shkuar karta e identitetit, jo zotëria! Zotëria s’ka shkuar. Unë po marr kartën e komshiut dhe vij që të blej një lavatriçe në dyqan. A mundem unë ta blej?

Institucioni financiar: Jo! Ti nuk e blen dot, sepse në dyqan të identifikon punonjësi që ne kemi partneritet.

Qytetarja: Po pra, po si e ka bërë këtë rast?

Institucioni financiar: Po pra, në këtë rast aktualisht ne kemi ID-në e zotërisë që është identifikuar nga partneri. Pra është paraqitur zotëria me ID-në e tij. Në dijeni, në këto informacione që kemi, është celulari.

Qytetarja: Si veprohet në këtë rast?

Institucioni financiar: Tani, në këtë rast, duke qenë se klienti ka ndërruar jetë, se ne kemi certifikatën, paguhet vetëm principali i mbetur. Pra unë propozoj që klienti të paguajë vetëm principalin e mbetur. I falen të gjitha interesat, penalitetet, komisionet.

Qytetarja: Edhe pse konsiderohet mashtrim?

Institucioni financiar: Në këtë rast të dy… Në këtë moment ne jemi duke dhënë informacionin tënd, unë jam duke të dhënë informacionin tim. Pra ne nuk kemi dalë në një përfundim. Një person me emrin Daniel e njihni? Është prezantuar si djali. Ti ke vëlla, motër?

Qytetarja: Nuk ka lidhje fare!

Institucioni financiar: Kur një klient aplikon për një kredi, unë nuk i kërkoj certifikatë personale për të vërtetuar atësinë. Më kupton? I kërkoj ID-në. Pra unë deklaroj që babai im e ka emrin Astrit, po them kot, është përgjegjësia ime.

Nga ana tjetër, familja ka hasur vështirësi në marrjen e dokumentacionit të plotë të kredisë pa një urdhër prokurorie dhe ka bërë denoncim në polici.

Punonjësja: Ky dokumenti që kërkon merret vetëm me urdhër të prokurorisë. Nuk ta dorëzoj dot unë, s’e kam si akses. Duhet të bësh një kërkesë që po kërkon këtë lloj dokumenti. Është me pagesë në fakt. Nuk e di në rastin tuaj, por për klientët që e kërkojnë këtë dokument është me pagesë, që merret kopja e kontratës.

Qytetarja: Duhet të paguaj që të marr kopjen e kontratës?

Punonjësja: Po! Por më duhet të pyes nëse mund të kërkoj informacion për rastin tuaj, se nuk je klienti. Unë duhet ta dërgoj si procedurë që të verifikohet dhe të vërtetohet që klienti vërtet ka ndërruar jetë dhe ky është pretendim nga familjari, që mund të jetë edhe mashtrim.

Etiketa: i vdekurkredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

12:36 : 03/05/2026
AKTUALITET

Mashtroi një grua për shlyerjen e kredisë dhe i mori paratë, vihet nën hetim bankieri në Shkodër

11:42 : 23/04/2026
BOTA

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep 90 miliardë euro kredi Ukrainës

18:24 : 24/02/2026
AKTUALITET

Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve

19:48 : 10/02/2026
SHOW BIZ

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

20:52 : 08/02/2026
Para

Lubonja: Rama eliminoi me bandën e tij Berishën dhe Metën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom