• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Pse kaq i gjatë dhe i vështirë, zgjerimi i Bashkimit Evropian?

08:12 : 20/09/2020
në BOLD BLOG, BOTA

Në hartën e Bashkimit Europian, shtrihet një hapësirë e dukshme dhe e madhe, ku ndodhen pesë ish-republika të Jugosllavisë dhe Shqipëria.

Udhëheqësit e këtyre vendeve duan t’i bashkohen bllokut, ndërsa BE-ja, e shqetësuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës, dëshiron të njëjtën gjë – por jo tani për tani, për shkak të pandemisë dhe jo pa plotësimin e kushteve të nevojshme, shkruan Misha Savic për Bloomberg.

1. Kush dëshiron të bëhet pjesë e BE-së?

Përveç Shqipërisë, është edhe Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova. Shtetet aspirante nga Ballkani Perëndimor formojnë një grup që shtrihet në lindje nga Kroacia, anëtari më i fundit e BE-së në vitin 2013, deri në Greqi dhe Bullgari, kombi më i varfër i BE-së. Rajoni është ende duke u rimëkëmbur nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë, konflikti më i keq në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, mes armiqësive etnike, vështirësive ekonomive dhe përçarjeve gjeopolitike nga fuqitë globale.

2. Pse duhet të zgjerohet BE-ja?

Lexo edhe:

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shtetet që aspirojnë të bashkohen janë tashmë të rrethuara nga anëtarë të tjerë të BE-së, e cila fillimisht u zgjerua në Europën ish-komuniste në vitin 2004, por nuk mund të jetë me të vërtetë e plotë pa pjesën jugore të kontinentit.

Lidhjet e forta gjeografike, historike dhe ekonomike – BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh i rajonit – mbështesin argumentet për zgjerim, i cili mund të ndihmojë në stabilizimin e politikës në këto vende dhe do të rriste një nga blloqet më të mëdha tregtare në botë me 18 milionë njerëz. Bashkimi i këtyre vendeve me BE-në do të rriste edhe standardin e jetës në këto kombe, ku me miliona qytetarë kanë emigruar në shtetet më të pasura të BE-së, në kërkim të një jete më të mirë.

3. Kur mund t’i bashkohen BE-së?

Disa mund ta arrijnë këtë që në vitin 2025. Duhet plotësuar një listë e gjatë kriteresh për standardet demokratike, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë ekonomike dhe marrëdhëniet me jashtë. Zakonisht shteteve të tjera ish-komuniste u është dashur një dekadë për të qenë të përgatitur.

Serbia dhe Mali i Zi janë kandidatët kryesorë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të fillojnë së shpejti bisedimet e pranimit. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova ende nuk janë bërë kandidate zyrtare. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar bllokut të ofrojë një “datë konkrete, jo thjesht perspektivën” e pranimit.

4. Cilat janë pengesat?

Pengesa më e madhe është mosmarrëveshja territoriale midis Serbisë dhe ish-provincës së saj, Kosovës, e cila shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në vitin 2008, duke qenë se blloku nuk merr parasysh kandidatë me mosmarrëveshje të hapura kufitare. Vite të tëra ndërmjetësimi nga ana e BE-së midis dy vendeve armike nuk kanë arritur shumë përparim dhe negociatat rifilluan në korrik 2020, pas një pushimi dyvjeçar.

Një zgjidhje mund të nxisë pesë vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën, të bashkohen me shumicën e bllokut në pranimin e saj, si një shtet sovran. Ndërsa shteti më jofunksional është Bosnjë-Hercegovina. Ai ka një sistem të komplikuar të ndarjes së pushtetit midis tre grupeve kryesore etnike, si pasojë e një lufte në vitet 1992-‘95, ku pala serbe kërcënon herë pas here shkëputjen.

5. Sa e gatshme është BE-ja?

Negociatat e mundimshme për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku dhe hapat prapa në demokraci nga anëtarët e rinj, Hungaria dhe Polonia, i kanë bërë disa anëtarë të ngurrojnë për pranimin e hyrjeve të reja. Koronavirus gjithashtu e ka lënë çështjen në plan të dytë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria fituan miratimin për të nisur bisedimet e pranimit këtë vit, por presidenti francez, Emmanuel Macron, thuajse bëri veto ndaj vendimit, duke thënë se BE-ja duhet të zgjidhë së pari çështjet e brendshme para çdo shtese.

Zgjerimi “mbetet më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik në një Europë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar”, tha Komisioni Europian në azhurnimin e tij të shkurtit 2020 mbi rregullat e pranimit. Gjithsesi, ai deklaroi se BE-ja mund të ndalojë, pezullojë ose të kthejë mbrapsht procesin e çdo aplikanti.

6. Çfarë duhet bërë?

Të gjashtë vendet duhet të forcojnë ekonomitë e tyre, duke i bërë ata më konkurrues për t’u përballur me presionet që vijnë nga integrimi në tregun e përbashkët. Ata duhet të caktojnë rregulla mbi taksat, mbrojtjen e mjedisit, pronësinë intelektuale, sigurinë e ushqimit, energjinë dhe çështje të tjera për të përmbushur normat e BE-së. PBB-ja e tyre e kombinuar është rreth 113 miliardë dollarë, më pak se gjysma e Rumanisë, ose rreth një e katërta e Austrisë.

Mangësi të tjera përfshijnë dobësi në institucione, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, transparencën dhe përgjegjshmërinë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë jashtëzakonisht të përhapur. Ndërsa BE-ja tashmë po investon në infrastrukturë dhe ekonomitë lokale, interesat personale në industri, nga energjia te ndërtimi, po pengojnë përpjekjet për të siguruar konkurrencë të ndershme.

Për dekada të tëra, qeveritë kanë siguruar ndihmë shtetërore për kompanitë që ata zotërojnë, ose kontrollojnë, duke krijuar monopole që shtrembërojnë tregjet dhe krijojnë barriera për investitorët e rinj. Sidoqoftë, aspirantët për në BE ofrojnë punë të kualifikuar, me kosto të ulët, e cila ishte tërheqëse për investimet e huaja që përpara se pandemia të detyronte disa prodhues të BE-së, të zhvendosnin disa pjesë të zinxhirit të tyre të furnizimit larg Azisë.

7. Cilat janë perspektivat?

Pranimi i kombeve të reja në BE do të ndihmonte për të mbrojtur rajonin nga ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Turqisë, të cilët kanë interes për të rritur ndikimin e tyre në këtë zonë. Tri nga vendet aspirante – Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – janë tashmë anëtare të NATO-s, ndërsa Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me aleatin tradicional, Rusinë. Kina po zhvillon gjithashtu marrëdhënie më të ngushta në zonë (Serbia ka blerë dronët e saj të sulmit dhe po merr në konsideratë blerjen e raketave), si dhe po siguron investime dhe financime për projektet e infrastrukturës.

8. Sa të gatshëm janë kandidatët?

Anëtarësimi në bllok është një përparësi kryesore për të gjitha kombet e Ballkanit Perëndimor, ku partitë politike skeptike ndaj BE-së dalin keq në zgjedhje. Mbështetja popullore për anëtarësim ndryshon midis shteteve, por ata në favor, janë më të shumtë se ata kundër. Në Barometrin Ballkanik të vitit 2019, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i mbështetur nga BE-ja, pyeti të intervistuarit nëse anëtarësimi do të ishte i mirë, i keq apo neutral për ekonomitë e tyre. Shqiptarët dhe kosovarët ishin më të gatshëm për të hyrë në bllok, ndërsa serbët treguan më pak entuziazëm./MONITOR

Etiketa: BEveshtiresitezgjerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
Para

Tërmeti dhe pandemia orientojnë kërkesën drejt rezidencave elitare dhe vilave

TË GJITHA

Botërori 2026/ Zbulohen katër çiftet e para të fazës me eliminim direkt

10:29 : 26/06/2026

Inceneratori i Tiranës dhe dosja 5D/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë Taulant Tushen

10:26 : 26/06/2026

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

10:17 : 26/06/2026

Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

10:04 : 26/06/2026

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet