• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letra e Metës drejtuar KED dhe KLGJ/ VOA: Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Kushtetueses është e vështirë

18:46 : 16/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta lëshoi kritika të forta ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), për vonesat në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Zoti Meta foli për zvarritje të pashpjegueshme, duke kërkuar përshpejtimin e punës, për të bërë funksionale në një kohë sa më të shkurtër dy institucionet më të larta të sistemit gjyqësor në vend. Megjithatë, plotësimi i Kushtetueses mbetet në pikëpyetje.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykatës Kushtetues ju shtuan 3 anëtarë, duke e çuar numrin e tyre në 4 nga 9 gjyqtarë që parashikohet të ketë kjo gjykatë. Ndërsa kanë kaluar 10 muaj, ende asgjë nuk ka ndryshuar, dhe praktikisht ky institucion, funksionon vetëm pjesërisht, pa mundur ende të marrë vendime, në mungesë të kuorumit të nevojshëm.

Presidenti Ilir Meta publikoi sot një letër të cilën ja ka drejtuar një ditë më parë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ai shprehet me nota kritika për vonesat në plotësimin e vendeve vakante jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese por dhe në atë të Lartë, ku janë vetëm 4 nga 19 gjyqtarë që duhet ta përbëjnë atë.

Presidenti Meta kujton se që prej shtatorit të vitit të shkuar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka administruar dokumentacionin për dy vakanca të lira, dhe në dhjetor dhe për një tjetër, duke u shprehur se nuk ka patur “asnjë njoftim se çfarë e ka frenuar këtë organ që të përfundonte shqyrtimin e kandidaturave për këto tre vendeve vakante”.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

KED-ja është mbledhur sot dhe në rendin e ditës ka rishpalljen e thirrjes për dy vende vakante, pasi kandidatët e paraqitur u rrëzuan dhe nuk plotësonin as kuotën e nevojshme prej 3 kandidaturash për një post vakant.

Ndërkohë po në mbledhjen e sotme pritet vlerësimi i 4 kandidaturave për vakancën e tretë. Për këtë pikë presidenti Meta ka shfaqur shqetësim, pasi sipas tij në total janë 10 kandidatura dhe ato do të duhet të kalonin procesin të gjithë në të njejten kohë, pasi sic shprehet ai në letër “një ndarje e tillë, përveçse do të sjellë implikime të forta ligjore për veprimtarinë e KED-së, krijon dyshime për një proces selektiv të paramenduar dhe vonesë të qëllimshme në këtë proces”.

Por edhe nëse procedurat për këtë vakance mbyllen, sërish Gjykata Kushtetuese do të funksionojë e cunguar, pasi duhen të paktën 6 anëtarë që ajo të mund të mblidhet në seancë për shqyrtim çështjesh.

Nga ana tjetër, plotësimi i dy vakancave të tjera, për të cilat do të rihapet thirrja, mund të rezultojë i pasuksesshëm, duke qenë se ato janë për një mandat që përfundon në prillin e vitit 2022, pra pas 1 viti e gjysëm, e duke përfshirë dhe kohën që duhet për procedurat, vështirë se bëhet tërheqës, pasi dikujt do t’i duhej të konkurronte për një detyrë që zgjat për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërsa plotësimi i vendeve me anëtarë nga Gjykata e Lartë duket se do të kërkojë një periudhë të gjatë, pasi vetë gjykata është e mangët në numër anëtarësh.

Në letrën e tij zoti Meta, shprehet se Këshilli i Lartë Gjyqësor, “një organ ky i mbledhur për herë të parë në 20 dhjetor 2018, në shumicën e rasteve paraqet vonesa të pajustifikuara në verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën e Lartë”. Ende për të paktën 3 vende nuk është shpallur thirrja.

Nesër Këshilli I Lartë Gjyqësor, ka njoftuar për mbledhjen e radhës ku do të vlerësohen 10 kandidatura, për Gjykatën e Lartë.

Vonesat në plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë u ngritën si shqetësim javën e shkuar dhe nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruci, ndërsa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar kanë nxitur në mënyrë të përsëritur përshpejtimin e procesit. /VOA/

Etiketa: KushtetueseMetavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
Teknologji

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

09:17 : 16/06/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
AKTUALITET

Deklaratat e Ramës për pagat, Shoqata e Gjyqtarëve: Fushatë populiste për delegjitimimin e Kushtetueses

21:33 : 03/02/2026
Para

Trump: Vaksina mund të jetë gati brenda tre apo katër javësh

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet