Kandidati demokrat për president, Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë maskë

Democratic presidential candidate and former Vice President Joe Biden puts on a face mask at a campaign event, on his first joint appearance with Vice presidential candidate Senator Kamala Harris after being named his running mate, at Alexis Dupont High School in Wilmington, Delaware, U.S., August 12, 2020. REUTERS/Carlos Barria â€(R)

Joe Biden, kandidati demokrat për president, bëri thirrje sot për përdorim të maskave në SHBA, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë, kur është jashtë shtëpie, për minimumi tre muajt e ardhshëm”, tha Biden në një konferencë shtypi.

“Le të nxjerrim një mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave, duke filluar menjëherë dhe do të shpëtojmë jetë”, shtoi ai.

LEXO EDHE  Vala e dytë e Covid-19 rikthen debatin: A pati të drejtë Suedia që evitoi karantinën?

Ish-zëvendës presidenti tha se masa mund të shpëtojë më shumë se 40 000 jetë në tre muajt e ardhshëm dhe vuri në dukje se më shumë se 165 000 persona kanë vdekur tashmë në SHBA.