Ndez zjarr për të pastruar tokën, i merr flakë banesa/ Asfiksohet dhe vd*s 79-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Mat, ku një person ka humbur jetën nga zjarri që i vuri tokës së tij, për ta pastruar.

Gjithçka ka ndodhur në fshatin Bujkë, të bashkisë Mat, ku 79-vjeçari Hazis Kuka, banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat.

Por si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa i moshuari, në përpjekje për të shuar zjarrin i cili i përfshiu shtëpinë, dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

LEXO EDHE  Silva Bino infektohet me koronavirus, shtrohet në spital

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përreth. Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.