• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Edi Rama dhe Mark Marku

00:17 : 09/08/2020
në Lajmet e Dites

Nga Erl Kodra

Sprovë e “dështuar” për të shpjeguar politikisht një Kryeministër

Në përpjekjen time për të shpjeguar Edi Ramën, kam hasur në disa vështirësi kuptimore të një natyre të veçantë. Problemi qëndronte në faktin se këndvështrimi politik nuk i jepte analizës ndonjë kuptim të arsyeshëm. Diçka nuk shkonte në qasjen time; domethënë, ose unë nuk isha në gjendje të kuptoj origjinalitetin e tij, ose vet Edi Rama ishte një subjekt i pashpjegueshëm me ideologji politike ose shembuj historik. Rreth një vit më parë, ndërsa po ndiqja një debat të Kryeministrit në një studio televizive, për një moment ai ndaloi duke iu kthyer audiencës:

“Marku! Mark Marku më thotë mua! Ah, Mark Marku! E kush na qenka Mark Marku?!”

Ai i mëshonte herë emrit, herë mbiemrit me një ton të çuditshëm përbuzës, sidomos faktit se zotëria e ka emrin të tillë, për më tepër edhe mbiemrin e ka të njëjtë me emrin. Pastaj i shtonte edhe tonin denigrues, sikur donte të thoshte se “shifni kush flet keq për mua, dikush me emrin Mark”.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

E gjithë skena shoqërohej me gjestkulacione të forta dhe irrituese. Në atë moment mendova:

Kjo monster nuk mund të luftohet me argumenta politike ose ligjore. Sepse vet lufta e tij nuk ka lidhje me arsyen politike.

Megjithatë, unë akoma nuk e kisha kristalizuar mendimin se çfarë duhet të jetë qasja për një shpjegim të pranueshëm, dhe cila duhet të jetë përpjekja për t’a ndalur atë. Rrugëtimi i tij drejt pushtetit absolut, duke asgjësuar çdo pushtet tjetër, duke dhunuar çdo ligj, përfshirë edhe Kushtetutën e vendit, duhet të gjente një përgjigje adekuate. Shqipëria nuk duhej dhe nuk mund të ishte viktima e përjetshme e bijëve të saj bastardë.

II

Më herët kam shkruar se aktet politike të Opozitës, megjithse akte ekstreme, përsëri mbetën akte “politikisht korrekte”, pa arritur dot presionin e nevojshëm, të mjaftueshëm për t’a ndalur pushtetin e Ramës. Megjithatë, një fije e hollë e ka ndarë fillimin e fundit të tij, që mund të ishte i dhunshëm, por për mendimin tim i domosdoshëm. Fundja, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa mbrojta e interesave të qytetarëve, qoftë edhe me kosto të lartë siç është rrëzimi me forcë i Edi Ramës.

Edi Rama ka shkuar aq larg, sa e ka të pamundur të kthehet pas. Krimet e tij kundër interesave të shqiptarëve kanë tejkaluar edhe fantazitë më të çmendura. Ai ka provuar gjithçka, domethënë duke kryer akte të drejtëpërdrejta kundër pronës dhe jetës së qytetarëve. Ai ia ka dalë të kthejë shtetin shqiptar në një organizatë kriminalo-terroriste, të ngjashëm me Zimbabwe-në e diktatorit Robert Mugabe. Ai nuk mund të ndalet me mjete politike, as nuk mund të kontrollohet nga asnjë faktor ndërkombëtar. Nevoja për pushtet i është kthyer në obsesion; ai mendon se ka të drejtë për të gjithçka, edhe kur vjedh, edhe kur mashtron, edhe kur asgjëson pushtetet e tjera, edhe kur mbjellë Shqipërinë me drogë, edhe kur shembë Teatrin Kombëtar, edhe kur ndryshon Kushtetutën.

Edi Rama ia ka dalë të imponojë egon e tij, në të vertetë formën asgjësuese për çdo mendim tjetër, ose formë kundërshtuese. Ai nuk pyet për prova ligjore, fakte ose argumenta politik. Këto “vogëlsira” ai i asgjëson me një batutë denigruese, ashtu siç e “asgjësonte” personalitetin e Profesor Mark Markut.

Më kujtohet njëherë në fillimet e mandatit të parë si Kryeministër, gjatë një vizite në Shkodër duke inspektuar punimet në Stadiumin “Loro Boriçi”, teksa shpotiste paturpësisht ish Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, në mënyrë seksiste. Për arsye etike unë nuk mund të sjellë këtu batutën e tij, por ju siguroj se, sipas kodit moral të shqiptarëve, Edi Rama duhej të paguante rëndë fyerjen e tij. Në të vertetë, ky incident i rëndë kaloi ashtu lehtë, pa ndonjë reagim serioz. Me kohë, gjuha e tij vazhdoi të agravojë, duke u shthurur përditë e më shumë, aq sa për qytetarët, fyerja kryeministrore u kthye në njëlloj normaliteti. Si të thuash, gjuhështhurja shoqërohej gjithmonë me trashje zullumi, paligjshmëri dhe fyerje të dinjitetit të çdo qytetari shqiptar.

III

Një gjë është e qartë si drita e Diellit; Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, do t’i manipulojë ato, ai do të kthejë përmbysë Tiranën dhe Shqipërinë për pushtetin e tij; ai nuk do të hezitojë të zhytë vendin në kaos dhe luftë civile, të marrë jetë shqiptarësh. Ai nuk do të ndalojë as para faktorit ndërkombëtar, as para interesave të integrimit, ose qenies tonë vend anëtar i NATO-s. “Broçkulla” të tilla, për të janë të pakuptueshme.

Ndalja e Edi Ramës tani nuk është çështje qeverisje, as çështje pushteti, as çështje demokracie. Në të vërtetë, ndalja e tij është çështje e interesit kombëtar, nga ato lloj interesash kombëtare që kombet serioze i quajnë “çështje të sigurisë kombëtare”. Së pari, është detyrë e Opozitës, por edhe e atyre pak njerëzve të adminstratës dhe institucioneve (ligjzbatuese) që u ka mbetur sadopak ndërgjegje qytetare, që të mendojnë seriozisht se si mund të ndalet ky njeri. Për një popull të vogël dhe të lodhur në kujfinjtë e ekzistencës fizike, është kosto e madhe të pranojmë “eksperimente me zgjedhje demokratike”, duke e ditur që në krye se çfarë kasaphane elektorale i pret qytetarët.

IV

Teksti i ardhëm do të jetë një vëzhgim për njerëzit e medias dhe bashkëpunëtorët e Edi Ramës, pa të cilët do të ishte e pamundur dominimi i tij. Rrallë mund të ketë ndodhur në historinë e një kombi që kaq shumë gazetarë dhe “personalitete” të medias t’i jenë nënshtruar vullnetit përvers të një njeriu.
Për më shumë në këtë temë më ndiqni në shkrimin e rradhës.

Etiketa: erl kodramark markuRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Në Evropë nafta subvencionohet, Rama mashtroi hapur fermerët

18:21 : 15/04/2026
Para

Anketimi: 70% e bizneseve thonë se rekuperimi nga pandemia do të zgjasë mbi një vit

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom