Sot do të luhet java e fundit e sezonit në Kategorinë Superiore.
E mërkura do të jetë dita e festës së madhe për Tiranën që në kryeqytet në stadiumin e ri “Air Albania” do të ngrejë lart titullin kampion në ndeshjen ndaj Bylisit, në një sfidë ku rezultati nuk ka rëndësi.
Kryeqytetasit sot pritet të hedhin në fushë lojtarë të rinj, pasi vëmendjen më të madhe Tirana e ka përqendruar në finalen e Kupës e cila do të luhet ditën e diel do të luajë kundër Teutës.
Kategoria Superiore, java e 36-të:
17:45 Luftëtari – Kukësi
17:45 Vllaznia – Flamurtari
19:00 Tirana – Bylis
20:45 Skënderbeu – Partizani
20:45 Teuta – Laçi