Mbyllet sezoni 2019/20 në Premier League, ja verdiktet finale!

Premier League ka ulur siparin për sezonin 2019/20. Pasditen e sotme u luajtën 10 takime për javën e 38-të duke prodhuar 33 gola.

Liverpool-i që siguroi titullin kampion disa javë më parë, e mbylli sezonin me një fitore 1-3 në transfertë ndaj Neëcastle. Manchester City u rendit i dyti, teksa sot fitoi thellë 5-0 ndaj Norwich.

Gjithsesi vëmendja nuk ishte në këto dy sfida pasi gjithçka ishte përqendruar tek sfidat Leicester-Man.United dhe Chelsea-Wolves nga ku do të vendosej fati i dy skuadrave të fundit që kualifikoheshin për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Skuadrat që presin biletën për në Champions janë Manchester United dhe Chelsea që fituan respektivisht 0-2 kundër Leicester dhe 2-0 kundër Wolves. Ekipi i Frank Lampard zgjidhi gjithçka në minutat shtesë të pjesës së parë, aty ku shënuan Mason Mount dhe Oliver Giroud.

Chelsea e mbylli sezonin në vend të katërt me 66 pikë, po aq sa “Djajtë e Kuq”. Djemtë e Ole Gunnar Soslkjaer fituan 0-2 përballjen direkte jashtë fushe me Leicester City. Miqtë luanin për dy rezultate, ndërsa fitorja ishte alternativa e vetme e Leicester City.

LEXO EDHE  Milan me dy mungesa të rëndësishme për sfidën ndaj Bolognas

Bruno Fernandes ktheu në gol një penallti në minutën e 71-të, teksa Lingard dyfishoi në minutën e tetë shtesë, duke i dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tyre. Vendi i pestë dhe kualifikim në Europa League për “Dhelprat” e Rodgers, kompeticion ku do të luajë edhe Tottenhami i Jose Mourinhos (barazoi 1-1 në fushën e Crystal Palace).

Nga ana tjetër skuadrat që bien nga kategoria janë Bournemouth, Watford dhe Norwich. Një luftë e ashpër mes tre skuadrave pikërisht, Bournemouth, Watford dhe Aston Villas me këto të fundit që dolën triumfues teksa u renditën në vendin e 17-të.