1 mijë euro gjobë, nëse nuk mban maskën në transport publik/ Kujdes nëse vizitoni këtë vend

Italia ka vendosur të marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke ndëshkuar qytetarët me gjoba.

Ata që nuk mbajnë maskë në transport publik apo ambiente të tjera ku është e detyrueshme, do të gjobiten me 1 mijë euro.

Kjo është një nga pikat e përfshirë në dekretin që ka firmosur kryebashkiaku i Rajonit të Campania, Vincenzo De Luca. Pòlicia do të jetë në gatishmëri për kontrolle rigoroze në ambientet me njerëz si dyqane, supermarkete, bare apo vende publike.

LEXO EDHE  Presidencialet në Francë, Orban mbështet Marin Le Pen

Në rast se konstatohen pa maskë, do të ndèshkohen menjëherë me gjòbën e majme. Ndërsa për qytetarët që vijnë nga vendet e huaja duhet të respektojnë karantinën. Autoritetet e Kujdesit Shëndetësor kanë për detyrë që të identifikojnë hotelet Còvid që do të rezervohen për karantinën e pacientëve asímptomatikë.