• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Gjykata përzuri Teo Jacobs nga seanca për masën e Luan Dacit

14:46 : 25/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Zhurmat, që qarkullojnë prej ditësh në korridoret e drejtësisë se Gjykata e Posaçme e Apelit, ka nxjerrë vëzhguesin e ONM-së, Teo Jacobs, nga salla ku po shqyrtohej masa për pezullimin nga detyra të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, marrin konfirmim zyrtar.

“Boldnews.al” ka mësuar se, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zhvilluar të premten e 17 Korrikut 2020, anëtari Bujar Sheshi ka informuar kolegët e tij për incidentin e ndodhur me vëzhguesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Ai ka kërkuar të marrë pjesë dhe ka marrë pjesë në sallën e gjyqit, ku po zhvillohej seanca për masën e pezullimit për Luan Dacin. Gjykata e ka nxjerrë përjashtë, ka marrë vendim për ta nxjerrë përjashtë, pasi në seancat e masave nuk lejohen persona të tjerë”, ka deklaruar Sheshi.

Anëtari i KLP-së ka vijuar më tej, duke i sugjeruar Këshillit të Lartë të Prokurorisë të pyesë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit nëse z. Jacobs ka ndonjë status të veçantë.

Lexo edhe:

Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Metën

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

“A mund të sqarojmë, nëpërmjet ONM-së, nëse ka ndonjë staturë të vecantë ky Teo Jacobs. Ka ndonjë pozicion të vecantë, është caktuar nga misioni si përfaqësues? A mund t’i kërkojmë zyrtarisht informacion ONM-së për këtë individ”, u shpreh Sheshi.

Këto deklarata dhe informacione u shprehën gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku po diskutohej mbi një qëndrim të mundshëm institucional lidhur me disa deklarata të papërshtatshme të vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, Teo Jacobs, lidhur me punën e prokurorisë speciale-SPAK, si edhe prokurorëve të veçantë.

Vëzhguesi Jacobs, në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziu, vuri një dyshim një hetim të kryer nga SPAK mbi këtë subjekt rivlerësimi.

Jacobs hodhi dyshime se SPAK dhe prokurori i çështjes nuk kishin bërë aq sa duhet në hetimin që zgjati 6 muaj, ku Kryeziu dhe dy kolegë të tij ishin dyshuar për abuzim me detyrën.

Po ashtu, Jacobs vuri në dyshim edhe hetimet e kryera nga SPAK ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, tashmë i pandehur për “falsifikim dokumentash”.

Vëzhguesi i ONM-së deklaroi në atë seancë dëgjimore se “dy prokurorë të SPAK-ut nuk e meritojnë të jenë në detyrë”.

Ky qëndrim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja. Ai, i cituar nga media, shprehur pakënaqësinë për qëndrimet e vëzhguesit Teo Jacobs.

Një ditë më pas, më 17 Korrik 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi të përfshijë në rendin e ditës diskutimet mbi një reagim të mundshëm institucional ndaj deklarimeve publike të z. Jacobs.

Krytari i KLP-së, Gent Ibrahimi, u duk i predispozuar për të mbajtur një qëndrim institucional.

Megjithatë, ai theksoi se informacioni që kishin deri në atë moment ishte mediatik dhe, për të reaguar si duhet, fillimisht do të duhet të kërkohej proces-verbali i seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ky qëndrim u mbështet nga pjesa më e madhe e trupës së KLP-së. Ndërkohë që anëtarët Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj shprehën qëndrim alternativ.

Anëtarja Seiti deklaroi se, përsa kohë kishte reaguar mediatikisht drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ajo nuk shihte arsye që të përfshihej edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por, kryetari Ibrahimi i kujtoi koleges Seiti se deklaratat e z. Jacobs kanë atakuar edhe vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili ka zgjedhur dhe emëruar të gjithë prokurorët e SPAK-ut.

Anëtari Tartar Bazaj mbështeti idenë që reagimi të bëhej vetëm nga kryetari i KLP-së, si pozicioni përfaqësues i institucionit.

Por edhe kjo ide u kundërshtuar nga kreu i KLP-së, Ibrahimi, i cili përmendi tre raste të tjera kur Këshilli ka reaguar si organ kolegjial dhe jo individual.

Në përfundim, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi t’i drejtohej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të marrë proces-verbalin, përfshirë deklarimet e vëzhguesit të ONM-së, z. Teo Jacobs, në seancën dëgjimore të subjektit Selim Kryeziu.

Kjo çështje do të shqyrtohet sërish në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e caktuar për këtë të Hënë, datë 27 Korrik 2020.

Etiketa: gjykata e posacme e apelitkpaLuan Daciteo jacobs

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Metën

10:20 : 04/05/2026
AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

14:05 : 27/02/2026
Para

Listat/ Fuga: Ajo që propozon Rama i vë kryetarët e partive në pozitën e mbretërve

TË GJITHA

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom