Skeda e pasurisë së deklaruar/ Gjyqtari Selim Kryeziu përballet me vetting

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziu do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtari Selim Kryeziu i Gjykatës së Apelit të Shkodrës do të përballet të enjten më 16 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Selim Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit. Në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 u promovua si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Selim Kryeziu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Kryeziu deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është në vlerën e 19.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, subjekti deklaron pasuri të patundshme me vlerë 7.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.4 milionë lekësh, automjet me vlerë 1 milion lekë si dhe kursime në cash me shumatore prej 5.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 26.3 milionë lekë, nga të cilat 64% burojnë nga paga e gjyqtarit Kryeziu dhe 21% nga paga e bashkëshortes si mësuese. RReth 11% e të ardhurave kanë si burim fitimin nga shitja e pasurive të patundshme, ndërsa të ardhura të vogla prej 1% të totalit burojnë si dhurata në cash.

LEXO EDHE  Humb betejën me Covid-19 pedagogia e njohur/ Emri+Foto

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Z.Kryeziu, dy deklarata rezultuan me probleme.

Gjyqtari Selim Kryeziu rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë në vitin 2005 dhe 2015; përkatësisht në vlerat e 204 mijë dhe 1.4 milionë lekëve. Gjatë këtyre viteve, subjekti ka deklaruar vit pas viti kursime në cash, por në asnjë rast nuk deklaron pakësimin e tyre me qëllim investimet në pasuri të patundshme.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” huamarrjet prej 20 mijë eurosh, të marra në vitin 2006 nga familjarët për të paguar detyrimin e mbetur në blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2005.

Ndërsa në vitin 2016, subjekti ka përfituar 500 mijë lekë në formë dhurate cash nga babai me burim shpronësimin e lokalit të tij në Librazhd.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  /BIRN/