• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ministri i PS: Amanet gomerët, ndërkombëtarët ia kanë vënë Ramës “kufirin te thana”

09:23 : 13/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, Elmaz Sherifi, shkruan se në ushtrinë 1 milionëshe të Rilindjes, referuar një shprehjeje të Kryeministrit Edi Rama në 2013 që fliste për 1 mln shuplaka, ka firuar vetëfrymëzimi.

Sherifi shkruan se ushtarët memecë,në Qeveri e në Kuvendin e sajuar, flasin përçart.

“Ka humbur ndjesitë, edhe në vapën e korrikut mban mantel plumbi. Nuk funksionon Akademia Politike. Fabrika e ideve është rikthyer në magazine mbeturinash të tezave të vjetra.

Tani edhe faktori ndërkombëtar që e mbështeste, ia ka vënë “kufirin te thana”, dhe i kërkon me ultimatum miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur në Këshillin Politik, nga ai dhe deputetët listarë. Ndërsa brenda vendit edhe shqiptarët që i dhuruan “tepsinë dhe timonin”, janë bindur se i ka mashtruar në shumicën e premtimeve”, shkruan Sherifi.

Komenti nga Elmaz Sherifi

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

Amanet gomerët!

Zymti e madhe ne “ushtrinë 1 milionëshe”. Ka humbur gjithçka, ka firuar vetëfrymëzimi, nuk frymëzon më asnjë ushtar. Është bërë memec, ka firuar oratoria. Ushtarët memecë, në qeveri e në Kuvendin e Sajuar, flasin përçart. Ka humbur ndjesitë, edhe në vapën e korrikut mban mantel plumbi. Nuk funksionon Akademia Politike. Fabrika e ideve është rikthyer në magazine mbeturinash të tezave të vjetra.

Procesi i njohjes u plotësua. Tani edhe faktori ndërkombëtar që e mbështeste, ia ka vënë “kufirin te thana”, dhe i kërkon me ultimatum miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur në Këshillin Politik, nga ai dhe deputetët listarë. Ndërsa brenda vendit edhe shqiptarët që i dhuruan “tepsinë dhe timonin”, janë bindur se i ka mashtruar në shumicën e premtimeve.

Aleatët politikë nuk pranojnë të jenë në aleancën e humbësve. Të vetmit aleatë janë deputetët listarë të PD dhe LSI, të cilët e kanë kuptuar se filozofi surelist, është më i dobët dhe më i braktisur, prandaj e shtyjnë në aventurën politike të ndryshimit të kushtetutës, që heq koalicionet parazgjedhore dhe rrit në 5 për qind hyrjen në parlament, me synimin djallëzor që i solli aty, nëse nuk fitojnë vetë asgjë, të mbyten bashkërisht në “kenetën e fekaleve”, pasi ai i garantoi, se do të “bashkëqeverisnin gjatë”!

Në këtë rrokopujë të papritur po e braktisin edhe “aleatët mediatikë”, pasi po binden, se idhulli i tyre çudibërës, “ka cof”, prandaj, sipas tyre ka mbërritur momenti që të heqë dorë përfundimisht nga fantazia e mandatit të tretë, dhe “timonin e fushatës” duhet t’ia kalojë mëkëmbësit të tij. Ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë, se cili duhet të jetë, Erioni, Veliaj a Spiropali, por janë të bindur, se nuk duhet të jetë Rama, pasi dështimet e tij nuk frymëzojnë më, as militantët historikë.

“Kujtesat mediatike” po japin çdo ditë, me zë e figurë, se çfarë ka premtuar, e çfarë ka realizuar. Mashtrimet janë spektakolare.

Ngjarjet e papritura në Kosovë me aletat e tij e shtyjnë drejt lënies së amaneteve. Dua 800 mijë vota. Dhe si për ironi përdor me tepri një shprehje të avokatit të tij frymezues “Amanet gomerët” !

Etiketa: RamaRilindjasherifi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
Para

Shkencëtarët britanikë: Imuniteti ndaj Covid-19 mund të humbasë brenda disa muajve

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com