Superiorja, sot mbyllet java 31-të me këto tre sfida

Ditën e djeshme u luajtën dy takimet hapëse të javës së 31-të në Superligë, ndërsa sot ky raund mbyllet me tre sfida të tjera.

Për sa i përket rezultateve të ditës së djeshme, Partizani fitoi ndaj Laçit 1-0, ndërsa Flamurtari mposhti shkatërroi 6-1 Luftëtarin në shtëpi.

Ndërkohë sot në program janë tre takime shumë të forta të cilat mund të përcaktojnë shumë për objektivat e skuadrave. Kështu në orën 17:00, luhet sfida mes Kukësi dhe Bylisit. Ekipi i Orges Shehit kërkon fitoren për t’iu afruar Tiranës në tabelën e klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër, ballshiotët duan tre pikët për t’u shkëputur nga zona e ftohtë.

Po në orën 17:00, në Shkodër do të rikthehet përballja mes Vllaznisë dhe Teutës, e treta mes këtyre dy skuadrave në muajin qershor, pasi dy të parat u luajtën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe shkuan në favor të durrsakëve.

LEXO EDHE  Shokon ish-e dashura e tenistit të famshëm: U përpoq të më mbyste me jastëk…

Kuqeblutë e Hysen Dedjas janë në zonën Play Out të renditjes dhe kanë si synim t’i largohen sa më shpejt, ndaj do të kërkojnë fitoren nesër në “Loro Boriçi”, por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një kundërshtari si Teuta, që po kalon një formë mjaft të mirë.

Ndërkohë në orën 20:00, vëmendja spostohet e gjitha në ndeshjen Skënderbeu-Tirana. Një sfidë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat. Korçarët do të kërkojnë një rezultat pozitiv për objektivin e tyre që është Europa, ndërsa Tirana me një fitore do të afrohej gjithnjë e më shumë me titullin kampion dhe do të shkonte në ndeshjen direkt ndaj Kukësit me një avantazh prej 9-të pikësh.