• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U ekzekutua në Tiranë/ ILD nis verifikimin e vendimeve të gjykatës për lirimin nga burgu të Billës

11:56 : 12/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton zyrtarisht se ka nisur verifikimet lidhur me dënimet e dhëna nga gjykatat shqiptare për shtetasin Hekuran Billa, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

“ILD ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Viktima Billa, 40 vjeç, kur ishte 26 vjeç, pra në vitin 2006, u akuzua dhe u dënua nga gjykata angleze për vrasjen e një 22-vjeçari, krim i ndodhur në Britaninë e Masdhe. Vendimi i drejtësisë angleze u njoh nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, 40-vjeçari u ekstradua drejt Shqipërisë, në vitin 2014 për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Fillimisht ai u refuzua, por pas kërkesës së bërë në vitin 2017, gjykata ia konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprat penale që akuzohej. Pasi mori këtë vendim 1 vit më pas Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për t’u liruar me kusht.

Lexo edhe:

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

Hekuran Billës i kishin mbetur edhe 5 vite burgim që ishte konvertuar nga gjykata me kusht. Billa kishte paraqitur në gjykatë një kontratë pune me një studio ku premtonte se do punonte si korrier dhe se do sillej mirë.

Vendimi për të rezulton se u ndryshua në datën 22 shkurt 2019, pasi Billa nga burgu pretendonte se kishte prindërit sëmurë dhe se ata nuk kishin të ardhura veç pensionit për të jetuar.

Vendimi

“Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i datës. 14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korrespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipërisë.

Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e dënimit për të dënuarin Hekuran Billa, të fillojë më datë 15.11.2007. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10 ditësh nga e nesërmja e shpalljes në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kundër vendimit ka bëre ankim për të dënuarin Hekuran Billa, avokatet Ramiz Billa dhe Seit Zeqiri duke kërkuar nga gjykata lënien në fuqi të vendimit përsa i përket njohjes së vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa por duke i caktuar nje denim sa me te ulet.

Ne seancen gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Apelit Tirane prokurorja Fatjona Memcaj kërkoi te vendoset mospranimi i ankimit pasi është bere nga persona te palegjitimuar”, thuhet në vendimin e marrë nga drejtësia shqiptare.

Etiketa: BillaILDvendime gjykate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

18:44 : 23/04/2025
AKTUALITET

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

15:00 : 02/04/2025
AKTUALITET

ILD kërkon masë disiplinore për gjyqtaren e Kukësit: Cenoi figurën e magjistratit

12:40 : 18/03/2025
AKTUALITET

Apeli e la në burg/ Veliaj: Më ngritën kurth, më vunë në përgjim bisedat! (Akuza Metanit të ILD)

16:12 : 13/03/2025
AKTUALITET

Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP

21:12 : 03/03/2025
AKTUALITET

ILD: Në institucionin tonë nuk ka ankesë të zotit Veliaj ndaj prokurorit Dado

20:39 : 28/02/2025
Para

Protesta e maturantëve para Ministrisë së Arsimit/ Teza katastrofike, pyetje abstrakte

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com