• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi akuza Veliajt: Po përdor metoda mafioze kundër medias

14:18 : 12/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike akuzoi Kryebashkiakun Erion Veliaj se po përdor metoda mafioze kundër medias. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se Veliaj po përdor segmente të caktuara shtetërore për t’i mbyllur gojën RTV Ora.

“Çdo zyrtar i përfshirë nga Veliaj në sulmin kundër gazetarëve dhe pronarit të RTV Ora do të mbajë përgjegjësi”, tha Vokshi, ndërsa akuzoi Kryebashkiakun e Tiranës se është shndërruar sot në një nga pushtetarët më të rrezikshëm kundër lirisë së medias.

“Në telefonin e çdo gazetari apo pronari mediash, që është treguar kritik ndaj Bashkisë së Tiranës, gjendet patjetër një mesazh joshës, intimidues apo kërcënues nga Erion Veliaj. Rasti i televizionit RTV Ora është më flagranti në radhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës.

Gazetarët e Televizionit Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliajt. Për shkak të punës së pavarur të gazetarëve, që vënë në dukje abuzimet skandaloze të bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po përdor çdo mjet për të kërcënuar jo vetëm gazetarët, por edhe pronarin e kësaj mediaje, Ylli Ndroqi.

Mesazhi i Erion Veliajt është i qartë: Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranojnë kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin, të mos investigojnë, të mbyllin gojën përpara padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera, përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe të organeve të tjera ligjzbatuese”, tha Vokshi.

Për Partinë Demokratike këto metoda represive kundër fjalës së lirë janë të papranueshme. Erion Veliaj do të japë llogari për këtë.

“Bashkë me kryebanditin e Tiranës, që kërcënon, fyen dhe shantazhon gazetarët, do të japë llogari çdo punonjës i shtetit që zbaton planin mafioz të Erion Veliajt, me miratimin në heshtje të Edi Ramës, për të kërcënuar Televizionin Ora, gazetarët dhe pronarin e tij.

Sulmet mafioze të Erion Veliajt ndaj televizionit Ora, ndaj gazetarëve të saj dhe kundër pronarit të televizionit Ylli Ndroqi nuk kanë të bëjnë thjesht me një person apo me një televizion. Ato janë sulme kundër lirisë së shprehjes, lirisë së medias, kundër lirisë së mendimit dhe lirive politike.

Segmentet e shtetit që Erion Veliaj po i keqpërdor për interesat e tij kriminale duhet të kuptojnë që përgjegjësia është individuale dhe secili do të përgjigjet për çdo veprim kriminal kundër lirisë së medias”, tha ajo.

Etiketa: mediaVeliajvokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Largimi i Dvoranit/ Manjan: S’kishte nevojë për vendim, duhej t’i ndërpritej rroga

TË GJITHA

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com