VV bën thirrjen e fortë: Veliu të largohet nga detyra dhe të hetohet menjëherë

Lëvizja VetëVendosja me Qendër në Shqipëri ka bërë thirrje për largimin e menjëherëshm të Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të nisin menjëherë hetimet ndaj tij.

Përmes një postimi në facebook, VV me qendër në Shqipëri thekson se Veliu hhstë khyer në kreun e një policie shtetërore e cila ka ushtruar dhunë të paprecendetë ndaj aktorëve dhe ndaj qytetarëve në 17 maj.

Gjithashtu VV dënon ashpër deklarata denigruese të bëra një ditë më parë nga Veliu gjatë mbledhjes së komisionit të Sigurisë.

Ja postimi i VV me qendër në Shqipëri:

Kryepolici i shtetit policor duhet të lirojë postin dhe të hetohet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është shndërruar në kryepolic të një shteti policor, siç po merr trajtë shteti i regjimit të qeverisë Rama. Nga pozicioni i kryepolicit të regjimit ai ka drejtuar operacionin kriminal institucional që shembi objektin Monument Kulture të Teatrit Kombëtar dhe çoi në arrestimin dhe dhunimin e dhjetëra qytetarëve më 17 maj 2020. Nuk mund t’i harrojmë armët automatike të zjarrit dhe maskat që mbanin forcat speciale të policisë që morën urdhërin e paligjshëm për të ndërhyrë dhunshëm dhe në mënyrë të shpërpjesëtuar në orët e para të mëngjesit të datës 17 maj kundër qytetarëve që qëndronin paqësisht në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët. Për të gjitha këto shkelje presim nga Prokuroria të veprojë pa vonesa. Së fundmi, kryepolici i shtetit policor është përfshirë në një tjetër skandal kriminal që lidhet më një djalë të mitur të moshës 15 vjeçare dhe nënën e djalit.

Ardi Veliu ka kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shpifjes si dhe ka cenuar intergritetin dhe personalitetin e shtetasve të Republikës. Në seancën e djeshme dëgjimore të mbajtur para Komisionit për Sigurinë Kombëtare ai ka mashtruar për të justifikuar shkeljet e një vartësi të tij për dhunën e ushtruar ndaj të miturit 15 vjeçar, duke shkelur të drejtat themelore të një të mituri. Drejtori i Policisë Ardi Veliu u orvat të përdorte një material filmik për të përdhosur personalitetin e nënës së të miturit, duke paraqitur një video si “provë” për të dëshmuar “se nga çfarë familje vjen” i mituri. Në materialin filmik qytetarja në fjalë mbante “një pistoletë në dorë”. Por, më pas u bë publik nga mediat fakti se materiali filmik nuk ishte dëshmi nga jeta reale, por skenë e një filmi ku qytetarja luante një rol. Megjithatë, Ardi Veliu nuk u pendua, nuk pranoi shkeljet, por tentoi të justifikohet duke thënë: “Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim”, a thua se gabimi është i atyre që u skandalizuan me deklaratën e tij mashtruese. Ai më tej hodhi publikisht sërish akuza në drejtimin e atyre që kanë nxjerrë në pah faktet për shkeljet dhe veprat e tij penale. Kjo sjellje është e papranueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i Policisë. Ai emërohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Brendshëm, për pasojë vendimet dhe veprimet e tij përfaqësojnë direkt qeverinë dhe e mbajnë atë përgjegjëse. Është e papranueshme që kryepolici Ardi Veliu të vazhdojë të drejtojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Pas shkeljeve flagrante që ka kryer, ai do duhej të ishte larguar vetë, për t’i hapur rrugën një hetimi të pavarur ndaj tij. Ardi Veliu nuk është drejtues i Policisë së Shtetit, por i një Shteti Policor. Si i tillë, nëse nuk largohet vetë, qytetarët duhet të organizohen duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për ta detyruar atë të largohet.

Tiranë, 30 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

LEXO EDHE  Qeshni me lot! Rama feston ditëlindjen, shihni urimin pikant që i bën korçari i famshëm (Video-Foto)