• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender me “helm gjarpri”/ Manastirliu i “dhuron” Farma Net Albania 800 mln lekë

22:16 : 26/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kompania “Farma Net Albania”, të cilët aktualisht janë nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderat “urgjentë” të pandemisë, janë përfshirë në një tjetër procedurë prokurimi publik, me vlerë 800 milionë lekë, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar.

Në një procedurë të mbyllur në 30 Mars, por të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë vetëm së fundmi nga, “Farma Net Albania” është shpallur fitues i tenderit për “blerje medikamente dhe pajisje mjekësore për qëndrat shëndetësore turistike”, me fond limit 87.646.057 lekë (të reja), megjithëse ka dhënë ofertën më të lartë.

“Bileta fituese”, siç ka ndodhur edhe më parë me “Farma Net Albania”, është një lloj ilaçi, aspak çudibërës, kundër helmimit nga gjarpri, i cili quhet “Viper Venom Serum”, në flakonë 5 mililitra.

Lexo edhe:

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

Ky medikament është i paregjistruar në Shqipëri. Ligji “Për Barnat” parashikon se medikamentet e paregjistruara mund të qarkullojnë në vendin tonë, vetëm me autorizim të Ministrit të Shëndetësisë.

Disa kompani farmaceutike e qarkullojnë “Viper Venom Serum” në Shqipëri. Por, vetëm “Farma Net Albania” qarkullon këtë medikament në flakonë 5 mililitra. Të tjerët e kanë në flakokë 1 mililitra, 10 mililitra, etj.

Ministria e Shëndetësisë, në specifikimet teknike të tenderit 800 milionë lekë, e kërkonte medikamentin anti-helmim vetëm në sasinë 5 mililitra. Pra, as më shumë e as më pak se sa atë medikament që ka ekskuzivitetin vetëm “Farma Net Albania”.

Fitues me ofertën më të lartë
Në bazë të dokumentave zyrtarë, rezulton se kompania fituese e tenderit për “blerje medikamente dhe pajisje mjekësore për qëndrat shëndetësore turistike”, pra “Farma Net Albania”, ka paraqitur ofertën më të lartë.

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë tre kompani, nga të cilat njëra është skualifikuar, pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

Ndër dy kompanitë e mbetura në garë, “Farma Net Albania” ka paraqitur ofertën më të lartë, në vlerën 86.935.174 lekë (të reja). Kompania, e renditur e para, kishte dhënë një ofertë më të ulët, konkretisht 85.583.000 lekë.

Por, autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë, vendosi të skualifikojë kompaninë me ofertën më të ulët, duke lënë në garë vetëm “Farma Net Albania”, e cila rrjedhimisht u shpall edhe fituese e tenderit mbi 800 milionë lekë.

Skualifikimi i kompanisë së renditur e para është bërë pikërisht për çështjet që lidhen me autorizimin e medikamenteve të paregjistruara në Shqipëri.

“Helmi i gjarprit”, SPAK, “Farma Net”
“Farma Net Albania”, një kompani jo shumë e njohur në tregun farmaceutik, mori një lloj publiciteti negativ pasi Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimin për një tender pa garë, në vlerë 3.5 milionë euro, për “Blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga Covid-19”.

Ministria e Shëndetësisë, me një procedurë të dyshimtë, i dha “Farma Net Albania” dhe “Euromed” 3.5 milionë euro, megjithëse, siç rezultoi nga disa dokumenta të siguruar nga “Boldnews.al”, ajo ofroi çmimin më të larta të produkteve të kërkuara “me urgjencë” nga institucioni i drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Paralelisht me këtë tender, “Farma Net Albania” dukej se ishte e paracaktuar për t’u shpallur fituese në një tjetër procedurë prokurimi publik, të zhviluar nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Ky institucion, i drejtuar nga Mirela Cami në postin e drejtoreshës së komanduar, shpalli në fillim të muajit Prill 2020 tenderin për “Blerje medikamente dhe pajisje mjekësore” për të gjithë qendrat shëndetësore, me vlerë 1.5 milionë euro.

Në tenderin e Operatorit, ashtu si edhe në atë që u përmend më lart në këtë shkrim, në morinë e objekteve të kërkuara, ishte edhe “Viper Venom Serum” në flakonë 5 ml, për të cilin ka ekskluzivitetin “Farma Net Albania”.

Një investigim i thelluar nga “Boldnews.al”, ku ngriheshin dyshime për fitues të paracaktuar, si edhe hetimi i nisur nga SPAK ndaj “Farma Net Albania-s” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për tenderat e pandemisë, duket se detyroi drejtuesen e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, të anulonte procedurën.

Zyrtarisht, si shkak i anulimit u deklarua mungesa e ofertave në përputhje me kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor. Por, burime të “Boldnews.al” deklaruan se anulimi i tenderit 1.5 milionë euro është kryer për shkak të dyshimeve publike mbi fitues të paracaktuar.

Etiketa: farma netManastirliutendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

22:29 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

18:18 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zyrtari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa i jep tendera kompanisë që themeloi vetë (Dokumentet)

15:57 : 21/09/2025
AKTUALITET

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025
AKTUALITET

Universitet dhe Akademia e Shkencave çerdhe hajdutësh, pezullohen dhjetra punonjës për abuzime me tenderat

18:08 : 15/09/2025
AKTUALITET

Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

10:22 : 15/09/2025
Para

"Rama do mandatin e tretë, mendon se është më i miri, ai dhe zogu i Tunës"

TË GJITHA

Mediat amerikane: Rama dhe liderët europianë tallen me lapsusin e presidentit Trump

20:23 : 02/10/2025

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

20:22 : 02/10/2025

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025

Gaza, 52 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një punonjës humanitar

20:02 : 02/10/2025

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

19:51 : 02/10/2025

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com