• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Hani dy herë bukë në ditë, Veliaj: Hipini biçikletës!

21:57 : 09/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në ditët e para të pandemisë dhe të izolimit total, kryeministri Edi Rama, nga kështjella e tij në Surrel, jepte mend edhe si duhet të kalonim ditët e vështira të mbyllur brenda banesave për shkak të koronavirisit. “Po ju tregoj një nga gjërat që po bëj, ushtrime frymëmarrje joga të thjeshta e ushqim vetëm brenda 8 orëve, agjerim 16 orë, e kam me provë është super për trupin e mendjen”, deklaronte Rama. Më pas, ditë pas dite, e uli “pazarin” nga dy herë bukë në ditë, kaloi tek shprehja e famshme e artikuluar kaq shpesh prej tij: “Njeriu jeton disa ditë pa ushqim fare”.

Këto nuk janë thëniet e një “dietologu” apo eksperti të kulinarisë, por fjalët e kryeministrit të vendit, që në kulmin e kaosit në vend dhe pasigurisë së madhe për jetën dhe varfërinë që rritet me shpejtësi, ai tallej, ironizonte me cinizëm malinj, duke përbuzuar deri në neveri shtresat në nevojë që duhet edhe të dëgjonin se Rama bën joga dhe sesi po “eksperimentonte” ushqyerjen vetëm dy herë në ditë dhe agjërim 16 orë.

Kjo nuk është vetëm një sugjerim, por diktim për të “ndryshuar” mënyrë jetese sipas porosive të të “madhit” kryeministër. Por nuk është i vetëm. Mjaton të shihen rrugët e Tiranës për të kuptuar se Erion Veliaj po qeveris me urrejtje në kryeqytet. Nuk dihet se përse i ka shumë kompleks qytetarët që lëvizin me automjete. Nuk ka rëndësi të çfarë marke janë apo të vitprodhimeve, por ai është një rast i rrallë për tu studiuar psiqikisht.
Ka marrë një nismë që të zhdukë automjetet jo për çështje ndotjeje, por kompleksiteti personal. Në fillim ka vendosur thuajse çdo vend parkim me pagesë. Pasi e kapërceu këtë fazë, duke masakruar me gjobat e Policisë Bashkiake minjëra drejtues automjetesh, Veliaj po kalon në fazën finale: “biçikletizmin”.

Të gjithë vendparkimet në kryeqytet anash rrugëve kryesore do të zhduken, për ti hedhur një asfalt taze, (me ca miliona euro) tendera dhe të dalë me qindra herë në kronika televizive, për të propaganduar se po u mbron jetën qytetarëve dhe një mënyrë të shëndetshme jetese. Në fakt aty fshihet diçka shumë më e madhe.

Lexo edhe:

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Në postimin e fundit në rrjetet sociale Veliaj ka nxjerrë një video që sipas tij tregon dhe një numër i madh biçikletash parkohen në një b… vend. Nga ana tjetër po bën batërdinë, duke bllokuar trotuaret dhe i kthyer në “pista biçikletash”. Qëllimi i tij është i qartë: Duke ia nxirë sa më shumë jetën qytetarëve që kanë një automjet për nevojat familjare, apo për të lëvizuar për në punë, do i lërë pa asnjë vend parkimi dhe me këtë synon që ta kthejë vendin në kryeqytetin në një oaz ku të ketë dy lloj mjetësh “trasporti”; biçikletat dhe kamionët e tonazhit të lartë që ndërtojnë kulla dhe pallate që mbajnë firmën e tij dhe të kreut të qeverisë.

Biçikletat “shumëngjyrëshe, sidomos në paradën e 17 majit nga komuniteti LGBT (Lezbikë, gei, biseksualë dhe transeksualë) është forma që Veliaj ka zgjedhur për të “promovuar vlerat” sipas tij.

Nuk ka asgjë të keqe shtimi i lëvizjes me biçikleta, përkundrazi është e vërtetuar shkencërisht që ka benefite jo të vogla në shëndet, por qëllimi i tij kapërcen çdo imagjinatë. Urrejtjet dhe kompleksiteti i jetës në adoleshencë, ka bërë që të ketë një neveri për ata që lëvizin me makinë, për shkak se dikur nuk e ka pasur këtë “luks”, që sot në fakt është nevojë për shumë qytetarë që mundohet të krijojnë një jetë sa më normale mes shumë sakrificash.

Qëllimet e Ramës dhe Veliajt janë imponimi deri në detaje i ndryshimit të jetesës qytetare me parimin: “Mos bëj siç bëj unë, por bëj siç them unë”. Gjithçka e kanë kthyer në një eksperiment të madh social dhe rreziku është se sa më shumë marrin masat represive, aq më i vogël është reagimi nga njerëzit. Sigurisht që Lali Eri shpesh do lëvizë me automjetin e tij apo të institucionit, duke gjetur edhe vendparkim të sigurt. Po ashtu edhe Rama do hipë majë fuoristradës i shoqëruar me një luguni rojesh të gardës dhe policisë që gjezdisin si karvanët e “dasmave”, por për qytetarët kanë menduar që ti imponojnë që të “hanë dy herë bukë në ditë” dhe më pas, ashtu me “zorrë të tharë” të hipin në një biçikletë dhe shëtisin në pistat e Lali Erit!

Etiketa: Edi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

VIDEO/ Policia e Lleshit në ndjekje të plazhistëve, ja ç'ka ndodhur në Drimadhes

TË GJITHA

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom