• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Masa inteligjente që nuk ekzagjerohen”/ Dasho: Ja pse debatohet dhe ka dyshime për vaksinën

21:17 : 09/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Eksperti i Shëndetit Publik, dr. Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se debati mbi vaksinën kundër COVID dhe sidomos teoritë konspirative rreth saj, shkojnë paralelisht me një tendencë që, fatkeqësisht, ishte shfaqur vitet e fundit: tendenca për t’i parë vaksinat si të dëmshme.

Ndërsa rendit tre hapat, vaksinën, testet dhe mjekimin, Dasho shkruan se emëruesi i përbashkët i tre këtyre masave të tipit mjeksor është paraja DHE efektiviteti i dyshimtë, prandaj qytetarët (dhe jo vetëm) kanë të drejtë të bëhen dyshues.

“Për disa masa me efektivitet të dyshimtë, papritur nevojiten miliarda dhe miliarda. Ndërkohë, disa vende të përgjegjshme (dhe aspak të varfëra) treguan një model totalisht të ndryshëm duke u bazuar kryesisht tek masa shumë më të thjeshta, të lira dhe të provuara.

Suedia, Gjermania dhe disa vende të ngjashme me to zbatuan masa shumë të arsyeshme (asnjë kufizim i tepruar) dhe vendosën theksin tek përgjegjësia e individit, familjes dhe komunitetit. Natyrisht, në sajë të fuqisë ekonomike, ato nuk u kursyen edhe në masa si testimi, por bënë këtë në mënyrë shkencore dhe duke zgjedhur testet më të besueshëm në qarkullim.

Mendoj, se ndaj COVID, mbrojtja më e mirë dhe modeli më i mirë është ai që bazohet tek masa inteligjente që nuk ekzagjerohen, që respektojnë liritë njerëzore dhe bazohen tek përgjegjësia individuale”, shkruan Dasho.

Lexo edhe:

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Reagimi nga Erion Dasho

Debati mbi vaksinën kundër COVID dhe sidomos teoritë konspirative rreth saj, shkojnë paralelisht me një tendencë që, fatkeqësisht, ishte shfaqur vitet e fundit: tendenca për t’i parë vaksinat si të dëmshme.

Por njerëzit pa njohuri mjeksore nuk kanë faj. Përgjegjësia më e madhe bie mbi ata që popullarizuan dhe u morrën aq shumë me elementet mjeksorë të lidhur me përgjigjen ndaj COVID. Shihni një nga një:

1. Vaksina: prodhimi i një vaksine është një proces që zgjat dhjetëra vjet. Papritur njerëzit dëgjojnë se vaksina kundër COVID do të prodhohet për një vit, por kërkon miliarda dollarë.

2. Testimi: testet e para kishin një besueshmëri shumë të ulët dhe ishin shumë të shtrenjtë. Sot, besueshmëria është rritur ndjeshëm çmimi është ulur, por dyshimi mbetet pasi shumica e testeve në qarkullim vazhdojnë të kenë besueshmëri të ulët (deri në pikën ku nuk duhet lejuar të përdoren).

3. Mjekimi: shumë prova mjeksore nisën për medikamente të ndryshëm, disa pa asnjë lidhje logjike me sëmundjen dhe të nxitur vetëm nga observime të mjekëve apo spitaleve të veçantë. Ndërkohë, dihet se për shumicën e viruseve nuk ka medikamente specifike. Për ta bërë më komplekse situatën, disa nga këto trajtime kushtojnë mijëra dollarë për pacient.

Emëruesi i përbashkët i tre këtyre masave të tipit mjeksor është PARAJA DHE EFEKTIVITETI I DYSHIMTË, prandaj qytetarët (dhe jo vetëm) kanë të drejtë të bëhen dyshues. Për disa masa me efektivitet të dyshimtë, papritur nevojiten miliarda dhe miliarda…

ME SHUMË MUNDËSI, QËLLIMET PAS KËTYRE MASAVE JANË TË MIRA, POR MËNYRA E PREZANTIMIT ISHTE DIZASTROZE!!!

Ndërkohë, disa vende të përgjegjshme (dhe aspak të varfëra) treguan një model totalisht të ndryshëm duke u bazuar kryesisht tek masa shumë më të thjeshta, të lira dhe të provuara.

Suedia, Gjermania dhe disa vende të ngjashme me to zbatuan masa shumë të arsyeshme (asnjë kufizim i tepruar) dhe vendosën theksin tek përgjegjësia e individit, familjes dhe komunitetit. Natyrisht, në sajë të fuqisë ekonomike, ato nuk u kursyen edhe në masa si testimi, por bënë këtë në mënyrë shkencore dhe duke zgjedhur testet më të besueshëm në qarkullim.

Mendoj, se ndaj COVID, mbrojtja më e mirë dhe modeli më i mirë është ai që bazohet tek masa inteligjente që nuk ekzagjerohen, që respektojnë liritë njerëzore dhe bazohen tek përgjegjësia individuale.

NË FUND TË FUNDIT, ËSHTË THJESHT NJË SËMUNDJE SI MIJËRA TË TJERA DHE, ME SA KEMI PARË DERI TANI, JO EDHE AQ E RREZIKSHME SA U MENDUA NË FILLIM…

Etiketa: COVID 19dashomasa

Lajme të lidhura

BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik

12:30 : 17/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Berisha në SPAK për masën, GJKKO shqyrton sot kalimin ose jo për gjykim të çështjes

08:00 : 05/05/2025
Para

"Jemi mjek, jo vegla partish"/ Tritan Kalo: Ja kur ka hyrë koronavirusi në Shqipëri

TË GJITHA

Botërori i Klubeve/ Sot nis faza çerekfinale, Fluminense përballë Al Hilal

17:14 : 04/07/2025

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025

Zyrtare/ Goditje e bujshme nga Egnatia, transferon mesfushorin e Vllaznisë

17:00 : 04/07/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

I dënuar me rreth 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

16:58 : 04/07/2025

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

16:47 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com