• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi skandaloz i Veliajt/ Blen pajisje anti-Covid te një kompani spektaklesh

11:41 : 06/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i shtohet listës së institucioneve shtetërore që zhvillojnë tendera skandalozë nën petkun e masave mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar së fundmi një tender pa garë, me siglën “me negociim, pa shpallje paraprake”, për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Procedura, me fond limit 144 milionë lekë (të vjetra) pa TVSH, rreth 140 mijë euro bashkë me TVSH, është hapur në datë 29 Prill dhe është mbyllur vetëm një ditë më pas, në 30 Prill.

Në përfundim, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues të tenderit pa garë kompaninë “Mare Services”, me seli në Vorë, Tiranë.

Lexo edhe:

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

Fituesi, kompani eventesh
“Boldnews.al” kreu verifikime mbi dokumentat zyrtare, lidhur me kompaninë fituese të këtij tenderi pa garë. Shoqëria “Mare Services” është krijuar në Prill 2016 dhe ka si obejkt të aktivitetit të saj “Organizim eventesh, import – eksport, promocion, rikonstruksion, ndërtim kënde lojrash, aktivitete promocionale, research, organizime të ndryshme konferenca…”.
Pra, për 4 vjet, kompani rezulton që të ketë pasur angazhim, ose të paktën është regjistruar, me objekt në fushën e spektaklit dhe promocionit. Për 4 vjet rresht, “Mare Services”, referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nuk ka pasur asnjë lidhje me prodhime tekstile apo me pajisje që mund të shërbejnë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Por, në Prill të vitit 2020, kompania “Mare Services” bën një lëvizje në aktivitetin e saj tregtar. Ajo shton një linjë prodhimi tekstilesh dhe, menjëherë fiton tenderin pa garë të Bashkisë së Tiranës.

Tender, një javë pas linjës së tekstilit
Në 22 Prill 2020, vetëm një javë para se Bashkia e Tiranës të zhvillonte tenderin pa garë, “me negociim, pa shpallje paraprake”, kompania “Mare Services” regjistron në QKR një ndryshim në objektin e veprimtarisë së saj.

Aktivitetit kryesor, pra organizimit të eventeve, “Mare Service” i shton edhe sipërmarrjen në linjë prodhimi tekstilesh.

Modifikimi i veprimtarisë konfirmohet në një dokument, të nënshkruar nga pronari i kompanisë, Ermal Bushi.

Me një vendim të ortakut të vetëm të datës 1 Prill 2020, shoqëria “Mare Services” vendosi shtimin e aktivitetit të saj me “Linjë prodhimi materiale tekstile mjekësore. Import – eksport të materialeve tekstile mjekësore”.

Pandemia Covid-19 duket se ka hapur punë në sektorin e prodhimeve tekstile mjekësore dhe ndaj, “Mare Services”, duket se ka vendosur që të investojë në këtë drejtim.

Dhe, vetëm pak ditë pasi regjistron linjën e prodhimit të tekstile, vjen menjëherë fitorja e parë e një tenderi publik pa garë-ai që zhvilloi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Është e paqartë se përse Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur si fituese një kompani me vetëm 1 javë jetë në fushën e prodhimit të tekstileve, kur vetë si autoritet publik, ka parashikuar kushte të tjera për pjesëmarrësit.

Në dokumentat e tenderit, në rubrikën “kapaciteti teknik”, Bashkia e Tiranës kërkon që ofertuesit, pra kompanitë private, të kenë “furnizime të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera/ realizuar gjatë tri viteve te fundit….”.

Referuar të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kompania e përzgjedhur si fituese, minimalisht, nuk plotëson kriterin e kohës së ushtrimit të aktivitetit.

Por, përtej të gjitha pikëpyetjeve, Erion Veliaj dhe institucioni i tij, kanë vendosur që tenderin afërsisht 140 mijë euro t’ia japin shoqërisë “Mare Services”.

Etiketa: BashkiatenderaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

16:23 : 19/06/2026
AKTUALITET

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

22:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Skandali me tenderat e AKSH-it, biznesmeni Gentian Lika mbërrin në SPAK

10:16 : 20/05/2026
AKTUALITET

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

10:56 : 18/05/2026
AKTUALITET

A do arrestohet Salillari? Oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera

17:02 : 15/05/2026
AKTUALITET

Projekti Tid/ Qeveria tallet me qytetarët durrsakë, Bashkia ia hedh fajin Ministrisë

15:18 : 13/05/2026
Para

Veliaj's scandalous tender / This is how he buys anti-Covid equipments from a spectacle company

TË GJITHA

Një ‘yll i ri’ mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

18:18 : 25/06/2026

Klimë e tensionuar te Zvicra? Ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit

18:14 : 25/06/2026

Rama “vishet” me flamingo, Koçeku i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë

18:03 : 25/06/2026

“S’i dolën hesapet”, Katerina dhe Arnoldi përplasen publikisht: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN

17:59 : 25/06/2026

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

17:40 : 25/06/2026

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026

Në burgjet e Tikut shpërndahet drogë, arrestohet me kokainë polici

17:03 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetnakitbahisbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet