Lajmi i Fundit/ Aksident në Divjakë, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, K.Q., 63 vjeç teksa drejtonte motomjetin e tij, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mjet bujqësor.

Unifromat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

LEXO EDHE  Vinin baste sportive nga celulari/ Arrestohet banakieri, shpallet në kërkim pronari i lokalit

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.

Eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.