• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi/ Rritja e temperaturave, ja si ndikon në përhapjen e pandemisë Covid 19

08:44 : 29/03/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një studim i fundit nga shkencëtarët në MIT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Massachusetts Institute of Technology) konfirmon që moti i ngrohtë dhe i lagësht mund të ngadalësojë përhapjen e coronavirusit.

Ky është studimi i dytë për të konfirmuar këtë tezë, pasi shkencëtarët kinezë gjithashtu njoftuan se temperaturat dhe lagështia më e lartë nuk favorizojnë përhapjen e Covid-19, shkruan NY Times.

Qasim Bukhari dhe Yusuf Jameel nga MIT analizuan rastet e coronavirusit në të gjithë botën dhe erdhën në përfundim se shumica e infeksioneve ndodhën deri më 22 mars në rajone me temperatura midis tre dhe 17 gradë Celsius dhe lagështia prej 4 deri 9 gram avull uji për metër kub.

Disa studime kanë zbuluar se coronavirusi i ri do të ndjekë vërtet sezonalitetin e treguar nga “të afërmit” e tij gjenetikë, që qarkullojnë midis njerëzve për shumë vite.

“Bazuar në atë që kemi dokumentuar deri më tani, duket se virusi ka një kohë më të vështirë përhapje midis njerëzve në vende me klimë më të ngrohtë”, ka thënë Mohammad Sajadi, profesor në Institutin e Virologjisë të Universitetit të Maryland.

Lexo edhe:

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Në disa zona priten reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe shkencëtarët e universiteteve të Beihang dhe Tsinghua në Kinë, të cilët kanë ekzaminuar përhapjen e coronavirusit në 100 qytete kineze, kanë dalë në përfundimin se “temperatura e lartë dhe lagështia e lartë relative ulin ndjeshëm transmetimin e Covid-19”.

Hulumtimi i Sajadit sugjeron që, megjithëse virusi mund të përhapet kudo, ai transmetohet në mënyrë më efektive midis njerëzve kur lagështia është e ulët dhe temperatura është midis 5C dhe 11C.

Aktualisht, zonat më të prekura nga Covid-19 janë midis 30-50 gradë në veri të ekuatorit – zonë që përfshin pjesën më të madhe të Kinës dhe SHBA, dhe pjesën jugore të Evropës.

Por ekipi i Maryland parashikon që ky rrip i transmetimit më intensiv viral do të lëvizë për në veri të Evropës veriore dhe Kanadasë gjatë javëve të ardhshme – përpara se të ngadalësohet në hemisferën veriore gjatë verës.

Studiuesit kinezë kanë parashikuar gjithashtu një rënie të transmetimit me ardhjen e verës.

Sidoqoftë, një studim në Universitetin e Bazelit në Zvicër dhe Instituti Karolinska në Suedi – i cili ka marrë në shqyrtim të dhëna sezonale nga shpërthimet e tjera duke e përshtatur modelin me pandeminë e tanishme të coronavirusit – kanë bërë thirrje për kujdes.

“Fillimi i pranverës dhe verës mund të jepin përshtypjen se virusi është vënë nën kontroll me sukses, por infeksionet mund të rriten përsëri në dimrin 2020-21”, thuhet në atë studim.

Arsyet pse viruset e frymëmarrjes sillen sezonalisht nuk janë kuptuar mirë, por shkencëtarët thonë se ka disa faktorë për këtë.

Njëri është se megjithëse viruset shumohen brenda njerëzve në temperaturën normale të trupit rreth 37C, ato mbijetojnë dhe transmetohen më mirë jashtë trupit të njeriut në një temperaturë dhe nivel lagështie shumë më të ulët.

Një faktor i dytë është se njerëzit në dimër kalojnë më shumë kohë së bashku në ambiente të mbyllura gjatë periudhave të motit më të ftohtë.

Një faktor i tretë është se sistemi imunitar i njeriut është më pak i efektshëm në dimër, pjesërisht sepse ka më pak diell për të ndihmuar në prodhimin e vitaminës D.

Sidoqoftë, ka edhe zëra shkencorë kundërshtues, siç është Marc Lipsitch, një profesor i Universitetit të Harvardit, i cili beson se disa kolegë po e ekzagjerojnë sezonalitetin e mundshëm të Covid-19.

“Ne mund të presim rënie modeste në përhapjen e virusit në mot të ngrohtë, por nuk do të ishte e arsyeshme të presësh që kjo rënie të jetë aq e madhe”, është shprehur ai.

Në vendet ku temperatura mesatare është mbi 18 gradë celsius dhe ku lagështia është më e madhe se 9 g / m3, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është vetëm 6 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve në botë.

Ngadalëson virusin por nuk e ndalon atë

“Kjo tregon se përhapja e Covid-19 është ndoshta më pak efektive në zona më të ngrohta dhe më të lagura”, vërejnë shkencëtarët.

“Kudo që temperaturat të ishin më të ulëta, numri i rasteve të Covid-19 filloi të rritet me shpejtësi. Ju e shihni këtë veçanërisht në Evropë”, tha Qasim Bukhari për New York Times.

Ata vërejnë se roli i lagështisë në ajër është veçanërisht i rëndësishëm. Vendet aziatike me mot më të ngrohtë mund të shohin veçanërisht një ngadalësim të zgjerimit të Covid-19 pasi lagështia absolute është mbi 10 gram për metër kub”, thojnë Qasim Bukhari dhe Yusuf Jameel.

Sidoqoftë, shkencëtarët vërejnë se moti i ngrohtë dhe i lagësht nuk do të eliminojnë tërësisht coronavirusin, ai vetëm do të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes.

“Kjo është e paarsyeshme të thuash në këtë pikë se virusi do të zhduket kur të vijë vera”, tha Dr. William Schaffner nga Universiteti i Tenesi.

Etiketa: Motipandemiatemperatura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026
AKTUALITET

Në disa zona priten reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:17 : 03/06/2026
AKTUALITET

Paralajmëron OKB: El Nino mund të sjellë thatësira, përmbytje dhe temperatura rekord në muajt e ardhshëm

10:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit sot

08:10 : 02/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarisht në stinën e verës! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 31/05/2026
Para

Greqi, shtohet numri i të infektuarve me Covid-19

TË GJITHA

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom