Fjalimi i Linda Ramës/ Vokshi: Keqardhje, mu duk si Nexhmija kur deformonte historinë

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka reaguar pas fjalimit të Linda Ramës në kongresin e Partisë Socialiste.

Në reagimin e saj Vokshi shkruan, se sot Linda Rama ngjante shumë me Nexhmije Hoxhën, për shkak të deformimit të historisë.

Sipas Vokshit edhe Linda njëlloj si Nexhmija deformoi historinë kur fliste për Edi Ramën dhe ardhjen e tij në krye të Partisë Socialiste.

Vokshi shkruan se të gjithë e dinë që Rama erdhi në krye të PS me para të pista dhe jo me votat e rinisë.

Ja postimi i Vokshit:

Në vend të një këshille për Linda Ramën

Dëgjova me keqardhje Linda Ramën, kur deformonte historinë e zgjedhjes së bashkëshortit të saj në krye të PS. Për fat të keq, m’u duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator.

Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk u zgjodh Kryetar i PS me votat diktuara nga të rinjtë. Edi Rama u zgjodh në krye të PS me skemën mafioze, që vetë socialistët e quajtën atëherë “një pallat, një votë”.

Të gjithë e dimë se Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista. Ai ia dedikon karrierën e tij Gramoz Ruçit, i cili dha dorëheqjen në vend që ta jepte Rama, kur kongresi i PS i rrëzoi platformën statutore.

E kuptoj që Lindës i kanë thënë se bashkëshorti i saj, i cili po shkon drejt të 60-ve, duhet të vazhdojë të shitet si cool&trendy, por tani është shumë vonë.

Në vend që të bëhet pjesë e një propagande të shëmtuar, mbase do ishte mirë që Linda Rama të pranonte në heshtje dhe me fisnikëri se koha e Edi Ramës, i cili po zbon të rinjtë nga vendi, ka perënduar!

LEXO EDHE  Drejtori i “Magjistraturës”, Arben Rakipi, në konflikt interesi. Shkel “Reformën në Drejtësi”