• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketa anti-shpifje/ Vokshi: Këto dy ligje duhen grisur, janë anti-kushtetuese

19:09 : 11/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputetja e Partisë demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar si antikushtetues dhe antiligjor, dy ligjet e propozuara nga qeveria Rama për paketën anti-shpifje.

Pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, Vokshi tha për mediat se gjatë diskutimit me përfaqësuesit e Venecias, ka ritheksuar se ky ligj nuk duhet të miratohet, pasi është antieuropian.

Vokshi tha se aktualisht ligji për mediat është i përfshirë në legjislacionin shqiptar dhe nuk ka nevojë për ligje të reja, të cilat do t’i jepnin Edi Ramës kontrollin e plotë të medias.

‘Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me ekspertë të Komisionit të Venecias, të cilët janë në Shqipëri për paketën e ashtuquajtur Anti-shpifje.

Ne besojmë se Komisioni i Venencias do të dalë në një opinion objektiv, pas takimeve që kanë pasur gjatë gjithë ditës së sotme me palë të ndryshme interesi.

Lexo edhe:

Vokshi: 4-vjeçari në Shkozë humbi jetën për shkak të kanalit të hapur nga firma e kontraktuar nga Veliaj

Fjalimi i Linda Ramës/ Vokshi: Keqardhje, mu duk si Nexhmija kur deformonte historinë

Ne ishim në këtë takim si pjesë e opozitës ku shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës anti-shpifje. Të dy ligjet, qoftë ligji për AMA-n, qoftë ligji për AKEP-in, janë ta hartuara në mënyrë jo transparente, me qëllimin e vetëm për të kontrolluar dhe atë pjesë të medias, pra median online, kritike të qeverisë dhe të kryeministrit, të asaj media që deri më sot ka bërë transparencë të aferave korruptive dhe të bërjes palë të një pjese të qeverisë me krimin dhe me krimin e organizuar.

Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar edhe këto media. Pra, atë që nuk mund ta blejë, atë që nuk mund ta zotërojë, atë që nuk mund ta presionojë, Edi Rama po kërkon ta kontrollojë përmjet këtyre dy ligjeve që po i paraqet si paketë anti-shpifje.

Qëndrimi i PD dhe i Opozitës është që këto dy ligje duhet të #anulohen. Nuk duhet të përmirësohen, por ato duhet të grisen dhe të anulohen.

Çdo gjë që pretendon qeveria, tashmë është pjesë e legjislacionit aktual, ndaj nuk ka nevojë për dy ligje të tjera, të cilat nëpërmjet veshjes me kompetenca të dy trupave, AMA-s dhe AKEP-it, të cilat kontrollohen totalisht nga qeveria, Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online.

Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet Edi Rama që të kontrollojë mediat, për të kontrolluar zërat kritikë. Tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpër kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it.

Siç bëri me kontrollin e #AKEP duke emëruar në krye të tij, shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit në krye të AMAs të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës.

Ajo çka dua të përsëris, është që qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen. Këto dy ligje duhet të grisen sepse janë ligje #antikushtetuese, janë antidemokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë antieuropiane.

Kjo është edhe arsyeja pse këto dy ligje duhet të anullohen në mënyrë urgjente.

Edhe njëherë dua të theksoj se ne #besojmë se opinioni i Komisionit të Venecias, do jetë një opinion objektiv, ndaj i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të zbatojnë rekomandimet e tij për paketën Anti-shpifje’, u shpreh Vokshi.

Etiketa: #Vokshi#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi: 4-vjeçari në Shkozë humbi jetën për shkak të kanalit të hapur nga firma e kontraktuar nga Veliaj

20:32 : 01/03/2020
AKTUALITET

Fjalimi i Linda Ramës/ Vokshi: Keqardhje, mu duk si Nexhmija kur deformonte historinë

21:05 : 28/02/2020
AKTUALITET

Aksidenti në Memaliaj/ Vokshi: Mësuesit viktima të korrupsionit arsimor …

22:23 : 07/02/2020
Para

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi: S'kam njohje me Altin Hajrin dhe grupin e Shijakut

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom