• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borxhi publik, 2019-a u mbyll me nivelin 65.84 për qind

09:00 : 27/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Treguesit e borxhit publik për vitin e shkuar tregojnë se stoku në total arriti 65.84 për qind në fund të dhjetorit me një rënie prej 2 pikë për qind në raport me fundin e vitit 2018. I kthyer në vlerë borxhi publik ishte 1.11 trilionë lekë dhe pjesa më e madhe e këtij borxhi i takon atij të brendshëm 35.37 për qind ndërkohë që stoku i borxhit jashtë ishte 30.48 për qind, raportoi Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Në vitin 2019 orientimi i qeverisë ka qenë drejt instrumenteve afatgjatë të borxhit si përsa i takon emetimeve në tregun e brendshëm edhe atyre në tregun e jashtëm.

Kështu në tregun e brendshëm tek instrumentet afatshkurtër vihet re se një rënie e mëtejshme e ankandeve në bono thesari 6 mujore ndërkohë që bonot 12 mujore kanë vijuar të mbeten pak a shumë në të njëjtat nivele. Tek instrumentet afatgjatë në raport me vitin 2018 ka një rritje të dukshme të emetimeve në obligacione 10 vjeçare , atyre 5 vjeçare dhe 3 vjeçare ndërkohë që në rënie në raport me një vit më parë janë obligacionet 2 vjeçare. Në instrumente afatgjatë stoku i borxhit llogaritet 388 miliardë lekë ndërkohë që një vit më parë ishte 370 miliardë lekë.

Parë në këndvështrimin e monedhës në të cilën është ky borxh i tregut të brendshëm rezulton që në lekë të jenë 582 miliardë lekë.

Tek mbajtësit e borxhit të brendshëm të dhënat tregojnë se 62.22 për qind i ka sektori bankar me një rritje të pjesëmarrjes së tij në raport me vitin 2018 kur ishte mbajtës i 61.25 për qind të borxhit. Individët kanë ulur prezencën e tyre në përqindje duke përfaqësues vetëm 13.41 për qind të borxhit të brendshëm ndërkohë që një vit më parë mbanin 15.15 për qind. Në rritje ndërkohë ishin edhe institucionet financiare jobanka.

Lexo edhe:

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë/ Zhdukja misterioze e Irena Selit, lidhja me 100 mijë euro të zhdukura

Darka e fundit! Dyshohet se u vra nga bashkëshorti dhe u hodh në liqen, si u zhduk Nadire Shpata

Në ndjekje të politikës monetare lehtësuese me një interes të normës bazë të lekut në një minimum historik 1 për qind, trendi i interesave të letrave me vlerë ka qenë në rënie edhe në 2019-ën. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se interesi për obligacionet 10 vjeçare ishte 5.39 për qind teksa në vitin 2018 ishte 6.811 për qind.

Norma më të ulëta ka pasur edhe për obligacionet 7 vjeçare, 5 vjeçare e kështu me radhë për secilin nga instrumentet.

Niveli i ulët i interesit shpjegon edhe rënien e interesit për të marrë pjesë në ankandet e letrave me vlerë të qeverisë. /Monitor/

Etiketa: borxhiniveliShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë/ Zhdukja misterioze e Irena Selit, lidhja me 100 mijë euro të zhdukura

21:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Darka e fundit! Dyshohet se u vra nga bashkëshorti dhe u hodh në liqen, si u zhduk Nadire Shpata

20:40 : 11/11/2025
AKTUALITET

Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit

12:11 : 11/11/2025
SPORT

Shqipëri–Angli/ Nga kontrollet fizike te hyrja në stadium, çfarë duhet të keni parasysh

10:40 : 11/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

20:22 : 10/11/2025
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, ndër vendet me rezultatet më të ulëta në testin “PISA 2022”

21:46 : 09/11/2025
Para

Me veshje policie dhe armë pa leje, arrestohet 26-vjeçari

TË GJITHA

Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

08:53 : 12/11/2025

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

08:46 : 12/11/2025

Operacion i madh antidrogë në portin e Gioia Tauro, sekuestrohen mbi 175 kg kokainë

08:38 : 12/11/2025

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

08:30 : 12/11/2025

Sekondat para ekzekutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

08:23 : 12/11/2025

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

08:21 : 12/11/2025

Këmbimi valutor 12 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com