• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Ndotja e ajrit po përkeqëson shëndetin global, duke u bërë një nga kërcënimet më serioze për mirëqenien e njerëzve, sipas raportit më të fundit State of Global Air (SoGA 2025). Raporti tregon se Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, gati tre herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Po ashtu, 1 në 3 vdekje nga demenca në vend lidhet me ekspozimin ndaj ajrit të ndotur, një tregues alarmues për ndikimin e ndotjes në shëndetin publik.

Shqipëria përballet me një krizë shëndetësore alarmante: mbi 2,300 vdekje në vit nga ndotja e ajrit, me një normë vdekshmërie gati tre herë më të lartë se mesatarja evropiane. Këto janë të dhënat e raportit “State of Global Air 2025”, i publikuar së fundmi nga Health Effects Institute.

Ndotja e ajrit vazhdon të përkeqësojë shëndetin global, duke përfshirë sëmundjet jo të transmetueshme dhe demencën, sipas edicionit të gjashtë të këtij raporti. Në nivel botëror, ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor mjedisor i rrezikut që lidhet me vdekshmërinë, duke kontribuar në 7.9 milionë vdekje vetëm në vitin 2023.

Pavarësisht se e gjithë popullsia në vendin tonë jeton në zona ku ekspozimi ndaj grimcave të imta PM2.5 është më i ulët se objektivi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit (35 μg/m³), ndotja e ajrit vijon të jetë një rrezik serioz për shëndetin publik.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Në vitin 2023, në Shqipëri janë regjistruar mbi 2,300 vdekje të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit. Gati 96% e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje jo të transmetueshme (NCD), si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe demenca. Shkalla e vdekshmërisë nga ndotja e ajrit është 56 vdekje për 100,000 banorë, gati tre herë më shumë se mesatarja e BE-së që është 21 vdekje për 100,000 banorë. Mbi 300 vdekje iu atribuuan demencës së lidhur me ndotjen e ajrit. Shqipëria renditet ndër vendet evropiane me ndikimin më të madh relativ të ndotjes në shëndet.

Ndotja e ajrit kontribuon drejtpërdrejt në një pjesë të konsiderueshme të vdekjeve në vendin tonë: një në tre vdekje nga demenca, një në shtatë vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe një në shtatë vdekje nga kanceri i mushkërive lidhen me cilësinë e keqe të ajrit.

Sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri, goditjet në tru dhe sëmundjet kronike të mushkërive (COPD), përfaqësojnë barrën më të madhe shëndetësore të lidhur me ndotjen e ajrit. Në nivel global, 6.8 milionë nga 7.9 milionë vdekjet e vitit 2023 lidhen me këto sëmundje.

Nga viti 2000 deri në vitin 2023, vdekjet globale nga sëmundjet jo të transmetueshme të lidhura me ndotjen e ajrit janë rritur me 13%, nga 5.99 milionë në 6.8 milionë që përkthehet në rreth 110 vdekje shtesë çdo ditë.

Për herë të parë, raporti “State of Global Air 2025” përfshin të dhëna për lidhjen shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe demencës. Vetëm në vitin 2023, demenca e lidhur me ndotjen shkaktoi mbi 625,000 vdekje në mbarë botën dhe gati 12 milionë vite të shëndetshme jete të humbura.

Në Shqipëri, demenca po shfaqet si një barrë në rritje, me ndikime të mëdha sociale dhe ekonomike dhe sipas raportit 1 në 3 humbje nga demencia shkaktohet nga ndotja e ajrit. Gratë janë më të prekura, si në rolin e kujdestareve për personat me demencë, ashtu edhe si individë që zhvillojnë vetë këtë sëmundje.

Grimcat e imta PM2.5 janë faktori më i madh i barrës së sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Në vitin 2023, kjo ndotje shkaktoi 4.9 milionë vdekje dhe 124 milionë vite të shëndetshme jete të humbura globalisht.

PM2.5 burojnë kryesisht nga djegia e karburanteve fosile, automjetet dhe transporti, termocentralet dhe industria, fabrikat dhe aktivitetet bujqësore, djegia e mbeturinave dhe zjarret në natyrë.

Një burim tjetër i rëndësishëm është ndotja e ajrit në mjediset e brendshme, e shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta për gatim dhe ngrohje. Në vitin 2023, kjo formë ndotje shkaktoi 2.8 milionë vdekje globalisht, ndërsa 470,000 vdekje të tjera iu atribuohen ekspozimit ndaj ozonit.

“Ndotja e ajrit në qytetet më kryesore të vendit, dhe sidomos në Tiranë, vijon të jetë problematike në të gjithë stinët e vitit, duke u rënduar veçanërisht në verë dhe dimër për shkak edhe të kushteve të motit me temperatura apo lagështi të lartë. Masat e marra, si korsite e biçikletave apo makinat elektrike, janë të fragmentarizuara dhe nuk kanë sjellë përmirësimë të dukshme të cilësisë sidomos të ndotjes që shkaktohet nga pluhurat në ajër (PM10 dhe PM2.5) dhe gazet e shkarkuara nga mjetet e transportit”- shprehet Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, lektor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Lindjet e humbura në Shqipëri janë 5.5 për 1000 lindje totale, më mirë se mesatarja globale (14.3). Megjithatë, studimet e fundit kanë filluar të identifikojnë lidhje midis ekspozimit të grave shtatzëna ndaj stresit termik, ndotjes së ajrit, dhe rrezikut të shtuar për komplikime gjatë shtatzënisë, përfshirë lindjet e humbura.

Ekspertët ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për masa të menjëhershme. Dr. Maria Neira, ish-drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit në OBSH, thekson se asnjë objektiv zhvillimi nuk mund të arrihet pa adresuar ndotjen e ajrit, dhe se vendet dhe qytetet duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në uljen e shkarkimeve, përfshirë ndotjen e mjediseve të brendshme që prek më shumë fëmijët dhe të moshuarit.

Alison Cox, Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit në NCD Alliance, shton se zgjidhjet për ndotjen e ajrit dhe sëmundjet jo të transmetueshme ekzistojnë dhe sjellin përfitime të dyfishta për klimën dhe shëndetin publik, por duhet të zbatohen më shpejt për të mirën e njerëzve dhe të planetit.

Çfarë duhet bërë?

Raporti “State of Global Air 2025” e vë qartë në dukje se ndotja e ajrit mbetet një sfidë e madhe shëndetësore globale, por edhe një alarm të kuq për Shqipërinë. Pavarësisht ekspozimit më të ulët ndaj PM2.5 krahasuar me vendet e tjera, vdekshmëria nga ndotja është shumë më e lartë se në Bashkimin Evropian.

Monitorimi i cilesisë së ajrit në qytete në mënyrë të vazhduar dhe paralajmërimi i hershëm për periudhat me problematike duhet të fillojë zbatimin menjëherë. Vendosja e stacioneve të monitorimit dhe sigurimi i aksesit në të dhëna në kohë reale do t’u mundësojë qytetarëve, veçanërisht atyre me probleme shëndetësore, të reduktojnë ekspozimin dhe rrezikun ndaj ndotjes, duke shmangur qëndrimin në mjedise të hapura gjatë periudhave kritik. Gjithashtu, përfshirja e monitorimit të ajrit në mjedise të mbyllura, si shkollat, qendrat tregtare dhe mjediset e punës, do të ndihmojë në identifikimin dhe zbatimin e masave përmirësuese për cilësinë e ajrit në hapësirat e përbashkëta, ku shpesh niveli i ndotjes është i lartë, sipas Prof.Asc. Qirjo.

Zbatimi i politikave të qëndrueshme për uljen e ndotjes, promovimi i energjive të pastra dhe rinovueshme, investimet në transport të gjelbër dhe publik, monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit, ndërgjegjësimi publik për rreziqet shëndetësore dhe kontrolli më i rreptë i shkarkimeve industriale janë disa nga masat prioritare që duhen marrë./ klimasot

Etiketa: BEndotja e ajritShqiperivdekje

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
Para

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom